Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 11 persona e konfiskohen mbi 100 kg drogë

09/09/2025 - 16:31
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion të madh policor në Prishtinë dhe në fshatin Rimaniahtë, ku ka ndaluar 11 persona, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Po ashtu ka sekuestruar armë, drogë, telefona e dëshmi të tjera.

Janë konfiskuar 142 kg e 172 gr substancë narkotike (Kanabis Sativa) në fazë përfundimtare të përpunimit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia godet rrjetin kriminal pas shpërthimit në QKUK, realizohen arrestime, sekuestrohen armë, drogë, telefona e dëshmi të tjera

Prishtinë, 9 shtator 2025

Policia e Kosovës, Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin e ndodhur më datë 30.04.2025, ku në parkingun e QKUK-së në Prishtinë kishte ndodhur një shpërthim në një veturë të tipit Mercedes B-Class, pronë e drejtorit të QKUK-së, ka ndërmarrë veprime të mëtejme operative dhe hetimore në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Më datë 09.09.2025, në zbatim të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, janë realizuar bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë.
Gjatë kontrollit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale si më poshtë:
Prishtinë – Rr. “Fan Noli”
• Një telefon mobil i llojit iPhone 12
• Një laptop Lenovo
• Dokumente të ndryshme
Prishtinë – Rr. “Pavarësia”
• Katër telefona celularë Samsung
• Një telefon celular iPhone 14 Pro Max
• Një palë pranga metalike
• Një radio lidhje Baofeng
• Gjashtë fishekë të armës së shkurtër të kalibrit 9×19 mm
Fshati Rimanishtë
• Një pistoletë e llojit Sig Sauer me një karikator dhe 12 fishekë
• Një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë, 99 fishekë dhe një thikë (bajonetë)
• Tri telefona (iPhone dhe Samsung),
• Sasi e konsiderueshme e substancës narkotike (dyshohet për marihuanë), mjete për kultivim dhe përpunim
Gjatë bastisjes në këtë lokacion, është ndërhyrë edhe nga njësia e Antidrogës – DHTN Prishtinë, e cila ka marrë në kompetencë trajtimin e mëtejshëm të rastit për narkotikë.

Në vazhdim të veprimeve janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
• Janë konfiskuar 142 kg e 172 gr substancë narkotike (Kanabis Sativa) në fazë përfundimtare të përpunimit
• Një armë Sig Sauer 9×19 mm me karikator dhe 12 fishekë
• Një armë AK-47, 5 karikatorë, 99 fishekë dhe 1 bajonet
• Dhjetë (10) telefona dhe pajisje të tjera relevante për rastin
Gjatë verifikimit të të dyshuarit F.D., është konstatuar se ndaj tij ekziston një urdhër arrest aktiv për çështje të narkotikëve, dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit.
Ndërkaq, pas intervistimit të personave të ndaluar dhe në konsultim me prokurorin kompetent, nëntë (9) persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me veprime të koordinuara me organet e drejtësisë për ndriçimin e plotë të rastit dhe vënien e personave përgjegjës para drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
Lajme

Hamza uron Krishtlindjet: Të bashkohemi në vlerat më të mira njerëzore

24/12/2025 - 18:53
Aksion në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar- i sekuestrohet vetura që ishte në kërkim nga Suedia
Lajme

Aksion në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar- i sekuestrohet vetura që ishte në kërkim nga Suedia

24/12/2025 - 18:48
A e mbështesin Kurtin apo Hamzën për kryeministër? Flasin deputetët e komuniteteve jo-serbe
Lajme

Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin “në cilëndo studio”

24/12/2025 - 18:33
Kaq janë pritjet për të dalë nga Merdara dhe Dheu i Bardhë
Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare?

24/12/2025 - 18:10
Gaxherri: Bllokada e Kuvendit nuk i konvenon askujt, pos Kurtit dhe VV-së
Kryesore

Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëllimshme e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

24/12/2025 - 18:01
Tronditet Cyrihu: Vri’tet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona të arrestuar
Lajme

Tronditet Cyrihu: Vri’tet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona të arrestuar

24/12/2025 - 17:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Oferta e fundvitit nga “Butrinti Group”: Blej banesë në Arbëri (ish Dragodan) me ofertë speciale dhe përfito garazh falas

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë