Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

10/09/2025 - 23:17
në Kryesore, Lajme
A A
“E pranoj që e kam mbytë, por s’e pranoj që e kam bërë me dashje”- Deklarimi i të akuzuarit Bleron Dibrani për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bleron Dibrani, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Ardit Zymeri në Vushtrri, ka dalë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Në seancën fillestare të mbajtur, sot më 10.09.2025, i akuzuari e pranoi se ka poseduar armë, mirëpo nuk ndihet plotësisht fajtor për kryerjen e aktit.

“E pranoj që e kam mbytur por nuk e pranoj që e kam bërë me dashje sepse kam qenë i frikësuar e i kërcënuar prej tij. Më vjen keq për çka ka ndodhur e i shprehu ngushëllime familjes. Për armëmbajtje e pranoj fajësinë”- tha Dibrani para gjykatës.

Në anën tjetër, avokatja e tij, Fatmire Braha kërkoi nga Gjykata që të pranojë këtë pranim-fajësie.

“I propozojmë Gjykatës që të pranojë këtë pranim të fajësisë pasi që ky pranim gjen mbështjeje edhe në provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës”- u shpreh avokatja.

Shpallja e vendimit për veprën penale “Mbajtje dhe posedim i paautorizuar i armëve”, gjyqtari Xhemajl Isufi tha se shtyhet deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor në tërësi.

Ndërkaq, meqënese i pandehuri nuk e pranoi fajësinë për veprën e parë penale, pra për vrasje të rëndë, gjyqtari i dha afat mbrojtjes për kundështim të provave.

“Gjykata njofton mbrojtjen se në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesë për hedhje të aktakuzës si dhe kundërshtim të provave për provat të cilat gjenden në lëndë”- thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Gjykatës.

Si ndodhi vrasja në mars të këtij viti?

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri akuzohet se me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e ka privuar nga jeta viktimën Ardit Zymerit ashtu që me armën e zjarrit (pistoletë) e llojit Zoraki 917-T, e kalibrit 9 mm gaz e cila është konvertuar në armë zjarri të kalibrit 9×17 mm, e gjuan dhe e godet viktimën tre herë në trup.

Më pas, si pasojë e plagëve të shumëfishta të shkaktuara nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit, viktima kishte pësuar dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi duke i sjellë gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratorë.A.Z. kishte ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

“Po ashtu nga të shtënat nga arma e zjarrit e të pandehurit në rrugë publike vihet në rrezik edhe jeta e personave tjerë”- thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Nga Prokuroria e Mitrovicës përfundojnë se gjatë arrestimit, të pandehurit Bleron Dibranit i është gjendur dhe sekuestruar arma me të cilën është kryer vepra penale dhe e cila ka qenë në posedim në kundërshtim me Ligjin Nr.05/L -022 për Armë.

Këto u thanë edhe sot në seancë nga prokurorja e rastit, Fetije Bajrami.

Deri më tani, Bleron Dibrani ka mbajtur pesë muaj paraburgim.

Seanca fillestare ndaj të dyshuarit ishte e mbyllur për publikun, me arsyetimin se lënda ishte në fazë të hetimeve.

I dyshuari ishte arrestuar pak orë pas ngjarjes. /Kallxo.com

JU REKOMANDOJMË

Rama merr vëmendje në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit atletet e bardha të kryeministrit

Rama merr vëmendje në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit atletet e bardha të kryeministrit
08/07/2026 - 12:29

Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha. Kjo nuk është hera...

Më shumëDetails

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën
08/07/2026 - 12:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën në një samit të NATO-s se i kishte urdhëruar Sekretarit të tij të Thesarit, Scott Bessent, të ndërpresë të gjithë tregtinë...

Më shumëDetails

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti
08/07/2026 - 11:44

Europianët po përjetojnë një tjetër valë rekord të të nxehtit, por jo të gjithë po preken në të njëjtën masë. Një studim i ri nga Agjencia Europiane e...

Më shumëDetails

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti
08/07/2026 - 11:31

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, nis rrjedhja e afatit për krijimin e institucioneve të reja. Ai ka sqaruar procedurat për...

Më shumëDetails

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh
08/07/2026 - 11:27

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare në Han të Elezit, ka ndaluar mallra të dyshuar për cenim të të drejtave të pronësisë. Gjatë kontrollit të...

Më shumëDetails

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata
08/07/2026 - 11:21

Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë