Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani kritikohet për gjuhën ndaj mediave

12/09/2025 - 09:23
në Lajme
A A
Osmani kritikohet për gjuhën ndaj mediave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është kritikuar për deklaratat e saj në lidhje me mediat.

Osmani ka akuzuar mediat, për siç ka thënë “përndjekje të vazhdueshme, të kundërligjshme, e të rrezikshme që media të caktuara u bëjnë vajzave të saj të mitura”.

E para e vendit ka ka folur për “disa të ashtuquajtur gazetarë”, që ajo tha se publiku do “të shokohej” nëse do të dinte se “me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë”.

Ajo  më pas në një konferencë për mediat, të enjten përmendi kryeterroristin Milan Radoiçiq duke përmendur hetimet që janë bërë për çdo bashkëpunim që ajo tha se ka rrezikuar Republikën e Kosovës, siç deklaroi Osmani përfshirë edhe plane për grusht-shtet.

Osmanit i është kërkuar  që të sqarojë nëse gazetarët janë hetuar nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë për veprimtari të kundërligjshme, por refuzoi të japë emra, duke thënë se mund të pengojë hetimet.

“Nuk janë hetuar gazetarët, është hetuar tjetërkush. Janë hetuar Radoiçiqat. Nuk ka pasur asnjëherë nevojë të hetohen disa gazetarë. Nuk po dua ta përmend as termin gazetar sepse nuk dua juve me ju futë në thes me njerëz të tillë. Kur hetohen Radoiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre.

Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Republikën e Kosovës, përfshirë plane për grusht shtet, përfshirë rreziqe të ndryshme që i janë bërë e i bëhen Republikës. Për atë arsye ekzistojnë organet e sigurisë. Por, kjo nuk nënkupton që janë hetuar gazetarët. Janë hetuar njerëz të tjerë dhe pastaj kanë dalë shumë prova. Institucionet e sigurisë janë ende duke i zhvilluar hetimet dhe është vlerësim i tyre që nuk do të bëjmë të ditur emra dhe mbiemra se kjo do të pengonte hetime. E dinë ata kush janë, e kanë mizën pas veshi e prandaj më sulmojnë mua për qëndrimet për Listën Serbe. Unë si presidente kurrë nuk kam kërkuar të hetohet ndonjë gazetar”, tha Osmani.

Deklaratat e Osmanit u dënuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), që tha se këto “akuza dhe insinuata” të presidentes rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve.

“AGK-ja e dënon ashpër retorikën akuzuese dhe nxitëse të presidentes Osmani gjatë konferencës për shtyp, pasi që ajo rrezikon direkt sigurinë fizike të gazetarëve. Osmani u është referuar sërish raporteve të AKI-së për të forcuar akuzat “për disa gazetarë”, për të cilat AGK mendon se vënë në pikëpyetje sigurinë juridike, jo vetëm të gazetarëve, por edhe të secilit qytetar të Kosovës”, u tha në reagim.

AGK-ja u bëri thirrje organeve të sigurisë që të deklarohen për këto akuza, që i cilësoi të rënda, dhe që tha se shërbejnë si “kërcënim i hapur ndaj gazetarëve, në përpjekje për të ndaluar punën e tyre për të bërë pyetje në interes të publikut”.

Kryetari i Asociacionit të Kosovës, Xhemajl Rexha ka thënë se deklarimet e presidentes Osmani ndaj gazetarëve cenojnë sigurinë e përfaqësuesve të mediave.

Ai ka thënë se situata e fundit e arrestimit të kameramanit i cili po bënte xhirime siç ka thënë ai në vend publik për shkollimin e Osmanit dhe reagimi i Qeverisë pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij në muajin maj, do të ndikojë që Kosova të renditet edhe më keq sa i përket lirisë së medieve.

Por, Prokuroria Speciale ka qartësuar se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga kjo prokurori dhe se nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët.

Deklarata e Prokurorisë vjen vetëm disa orë pasi Presidentja Vjosa Osmani akuzoi se ka gazetarë që merren me veprimtari të kundërligjshme, duke iu referuar informacioneve të sigurisë, e sot i lidhi edhe me kryeterroristin Milan Radojiçiq.

“… ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj prokurorise, Arbnora Luta.

JU REKOMANDOJMË

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës
01/08/2026 - 22:43

Një infermiere në Viti është sulmuar fizikisht, në QKMF në këtë qytet. Ndaj kësaj ka reaguar edhe komuna e Vitisë, nga ku është dënuar ashpër dhuna fizike ndaj...

Më shumëDetails

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje
01/08/2026 - 22:31

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për lejimin e funksionimit të parkingjeve private. Kështu ka bërë të ditur, Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet. Retkoceri ka...

Më shumëDetails

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit
01/08/2026 - 22:27

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercës....

Më shumëDetails

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së
01/08/2026 - 21:50

Një aksidentuar në një aksident në Pejë ka pësuar politraumë të rëndë si pasojë e një aksidenti, ai është transferuar nga Spitali i Pejës në Qendrën Klinike Universitare...

Më shumëDetails

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi
01/08/2026 - 21:35

Gjendja në deponinë e mbeturinave në Sferkë është stabilizuar, pasi ka përfunduar procesi i mbulimit të saj me rreth 24 mijë metra kub dhe. Kështu ka njoftuar Kompania...

Më shumëDetails

S’ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit

S’ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit
01/08/2026 - 21:33

Avokati i Elbert Krasniqit, Artan Kastrati, ka thënë se Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbyllur rastin ndaj ministrit në detyrë, pas pretendimeve për kanosje. Kastrati, ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë