Me ftesë të kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot janë takuar për kafe kandidatët për kryetar, përveç kandidatit të VV-së që nuk i është përgjigjur ftesës.
Idrizi thotë se qëllimi i këtij takimi është përcjellja e mesazhit për qytetarinë dhe bërja e një fushatë të ndershme, transmeton Veriu.info.
Postimi i Ferit Idrizi:
Na ndajnë vetëm edhe pak orë nga nisja e fushatës. Këtë mëngjes në Vushtrri u takuam miqësisht me kundërkandidatët për kafe.
Na pret një muaj plot aktivitete, por për ne mbetet detyrë e parë të përcjellim mesazhin e qytetarisë dhe të bëjmë një fushatë të ndershme.
Vushtrria është mbi çdo garë.
Faleminderit të gjithëve që pranuat ftesën. Na priftë e mbara!