Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën.
Bajrami, përmes një postimi në facebook është shprehur se dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe VV Kosovës është i pariparueshëm.
“Dëmi që ia ka shkaktuar dhe po ia shkakton Albin Kurti dhe VV Kosovës është i pariparueshëm. Ndërprerja e dialogut strategjik të Kosovës me SHBA është ndër lajmet më të këqija për Kosovën në vitet e fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin, janë dhe do të jenë aleati i pazëvendësueshëm për Kosovën. Albin Kurti dhe Vetëvendosje po zbatojnë në përpikëri agjendën e Serbisë dhe Rusisë që Kosova të shkëputë raportet e partneritetit dhe bashëkpunimit strategjik me SHBA-në”, ka shkruar Bajrami.
Ndërsa ka shtuar se secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Secili prej nesh duhet të punojë për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kush punon kundër është kundër Kosovës dhe është me Serbinë dhe Rusinë. Rrugë të mesme nuk ka!”, ka shkruar tutje Bajrami./IndeksOnline/