Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nuk mbledh mend Kurti, nis fushatën me sulme ndaj mediave e partive të tjera: Do shpikin rrena e sajojnë shpifje

12/09/2025 - 23:05
në Lajme
A A
Nuk mbledh mend Kurti, nis fushatën me sulme ndaj mediave e partive të tjera: Do shpikin rrena e sajojnë shpifje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sonte, Lëvizja Vetëvendosje e hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, mbajti një fjalim ku ndër tjerash tha se janë lodhur nga ‘’komunat dembele’’.

Ai tha edhe se në sheshin ‘’Skënderbeu’’ në Prishtinë, në të kaluarën janë mbledhur për protesta e demonstrata kundër korrupsionit e privatizimeve, dhe siç ka thënë ai, edhe kundër përpjekjeve për copëtimin e Kosovës.

Kryeministri në detyrë tha edhe se LVV-ja nuk ndalet, edhe pse sipas tij në të kaluarën janë munduar ta ndalin.

‘‘Në këtë shesh ku dikur jemi mbledhur për protesta e demonstrata kundër korrupsionit e privatizimeve e kundër përpjekjeve për copëtimin e Kosovës. Gati pesë vitet e fundit qeverisim me Kosovën qartë e mirë si askush tjetër para nesh. Shpesh kundërshtarët tanë të këtyre partive me të vjetra politike janë përpjekur të na ndajnë, por ndryshimi nuk mund të ndalet. Lëvizja nuk mund të ndalojë besimi dhe vota nuk mund të mohohet. E provuan në vitin 2020, dështuan pak muaj më pas, po e provojnë edhe sivjet do të dështojnë sërish. S’na ndalin dot të nderuar qytetarë, jo pse ne të fortë, por për shkak se ne jemi të drejtë, jo pse ne jemi të ashpër, por për shkak se jemi të arsyeshëm. Duam një qeveri që punon për të gjithë. Jemi lodhur nga komunat dembele, duam komuna që sjellin zhvillim. Ka ardhur që qeverisja e mirë e kujdesshme të shtrihet edhe në nivel lokal’’, ka thënë ai.

Kurti ka sulmuar partitë e tjera, duke thënë se sipas tij, ato kudo që kanë qeverisur qoftë në qendër apo në komuna, kanë krijuar një konflikt të rrezikshëm e që është konflikti midis interesit privat dhe interesit publik.

‘‘Vetëvendosja është subjekt që ka arritur rezultatet më të larta që asnjë parti tjetër nuk e ka arritur dot. Por ka një arsye pse VV ka arritur këto rekorde historike. Partitë e vjetra, kudo që kanë qeverisur qoftë në qendër apo në komuna, kanë krijuar një konflikt të rrezikshëm – Konfliktin midis interesit privat dhe interesit publik. E kur ata drejtonin këtë konflikt e fitonte gjithmonë interesi privat i vetë atyre dhe i miqve të tyre. VV-ja ka sjell ndryshim të madh në dy aspekte. E para ne nuk nxisim konflikt mes privates dhe publikes, mendojmë se ka hapësirë të mjaftueshme që të zhvillohet edhe privatja publikja. E dyta, ne nuk e dobësojmë publiken, për të ia përmbushur dëshirat apo xhirollogarinë dikujt. Jo privatja kundër publikes, por privatja në shërbim të publikes. Ju e shihni si janë shumë nga komunat sot. Ato janë të lidhura dhe të bllokuara prej interesave private prej klaneve të caktuara. Komunat kanë mbetur bastioni i vetëm i korrupsionit kundër qeverisjes tonë të mirë. Me komunat duan të na bëjnë bllokada’’, ka thënë ai transmeton Gazeta Express.

Lideri i VV-së drejtuar të pranishmëve ka thënë edhe se sipas tij, kundër kësaj partie do të shpenzohen shumë para.

‘‘Kundër nesh do të shpenzohen shumë para, janë ato edhe para të krimit dhe korrupsionit të viteve të kaluara, janë para të juaja të vjedhura prej atyre, janë para që ne me qeverisjen tonë kemi filluar t’i kthejmë të ju. Me para që i kanë vjedhur prej jush, ata do të blejnë emisione televizive, dhe reklama të shtrenja , do të shpikin rrena dhe do të sajojnë shpifje’’, ka shtuar ai mes tjerash.

JU REKOMANDOJMË

Syla: Ata që e mbështesin Kurtin prej sot ose janë të poshtër ose budallë
Lajme

Syla: Ata që e mbështesin Kurtin prej sot ose janë të poshtër ose budallë

13/09/2025 - 01:23
Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara
Ekonomi

Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara

12/09/2025 - 22:45
Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane
Lajme

Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane

12/09/2025 - 22:02
VIDEO/6 truproja e ruajnë Kurtin për ta larguar nga gazetari që e pyet për sanksionin nga ShBA’ja
Lajme

VIDEO/6 truproja e ruajnë Kurtin për ta larguar nga gazetari që e pyet për sanksionin nga ShBA’ja

12/09/2025 - 21:46
Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike
Kryesore

Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

12/09/2025 - 21:41
Muja skandaloz: Neve na konvenon më shumë kështu, as me Amerikën
Kryesore

Muja skandaloz: Neve na konvenon më shumë kështu, as me Amerikën

12/09/2025 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë