Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Vjosa Osmani ka qenë shumë e dobët dhe e padukshme, i ka mbajtur ‘ison’ Albin Kurtit, vështirë të rikandidohet!

13/09/2025 - 09:15
në Lajme
A A
Maliqi: Vjosa Osmani ka qenë shumë e dobët dhe e padukshme, i ka mbajtur ‘ison’ Albin Kurtit, vështirë të rikandidohet!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën për media të mbajtur së fundmi deklaroi se pas ‘sulmeve’ nga disa gazetarë po e rimendon sërish kandidimin për këtë post.

“A do të rikandidojë, do të vendosi në ndërkohë. Sa po them të marrë një pushim, po çohen do gazetarë po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndalë e me vazhdu”, tha dje Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me këtë deklaratë të Osmanit ka folur për “Gazeta Blic”, publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi.

Maliqi theksoi se problemi kryesor është se Osmani nuk ka mundësi të kandidohet vetë për Presidente por nga një subjekt tjetër politik i cili bën marrëveshje me partitë tjera, për ndarjen e posteve kryesore.

Ai theksoi se Osmani në vitin 2021 ka qenë në pozitë më të mirë dhe sipas tij një ‘pazar’ i tillë vështirë se mund të bëhet tani.

“Edhe një mandat për Vjosa Osmanin? Si njëra ndër politikanet më të votuara në të kaluarën, sigurisht se ajo ka mjaft përkrahës, ndër ta edhe gazetar, që e shohin si kandidate.Por, ajo i referohet nxitjes, për t’u vetëkandiduar. Nuk ka rëndësi nëse dikush e nxit, por, fakti se ajo vetë synon vazhdimin e karierës politike, çka nuk e ka fshehur, vetëm se me duket se ajo ka qenë në mëdyshje, mbase është edhe sot, në cilin drejtim duhet të angazhohet, për një mandat të dytë në Presidencë, apo për poste qeveritare. Problemin esencial që e ka është se ajo nuk ka mundësi që të kandidohet vetë për Presidente, kjo nuk është garë që e vendos drejtpërdrejt elektorati, por duhet të “kandidohet” nga ndonjë subjekt politik parlamentar, i cili bën marrëveshje me partitë tjera, për ndarjen e posteve kryesore, pos presidentit në “Pazar” janë edhe Kryeministri edhe kryetari i Kuvendit (zgjedhjet e përgjithshme me gjasa do të përsëriten)”

“Në vitin 2021 Vjosa ka qenë në pozitë më të mirë, e kishte mbas veti gjysmën e elektioratit të përçarë të LDK-së si dhe një subjekt hibrid politik Lëvizjen Guxo, dhe i kishte letrat e forta për të negociuar me Albin Kurtin çfarë posti dëshiron në koalicionin parazgjedhor që e patën arritur. Peshqeshi që ia dha Vjosa Osmani Vetëvendosjes ishin rreth 100 mijë vota dhe fitorja bindëse me 51 %. Nëse edhe sot do të ishte garantuese për këto 100 mijë vota, Vjosa do të mund të zgjidhte se a e do mandatin e dytë si Presidente, apo ndonjë post të spikatur në qeveri. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku vota e koalicionit fitues të vitit 2021 u tret, morri rreth 10 % më pak, supozohet se votat e “munguara” janë kryesisht votat ish LDK-istëve që Vjosa i çoj peshqesh Albinit, me 9 shkurt ato u kthyen te Lumiri.Kjo do të thotë se një pazar i ri i ngjashëm me atë ti vitit 2021, vështirë se mund të bëhet” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.

Maliqi renditi disa nga faktorët të cilët mund t’a bëjnë që Osmani të mos mund rikandidohet për Presidente.

Ai theksoi se tashmë Osmani nuk e kontrollon më Lëvizjen Guxo, në zgjedhjet lokale pritet një ‘goditje’ për koalicionin VV-Guxo-Alternative,  dhe se rikandidimi i saj por edhe e gjithë karriera e saj si politikane mund të dërmohet rëndë.

“Kjo edhe për faktin se Vjosa nuk po e kontrollon më Lëvizjen Guxo, atë e mbajnë tani Donika Gërvalla dhe Faton Peci, të shkrirë më thellë në strukturat e VV-së, kështu që Vjosa nuk mundet me hy në negociata komode me Albinin pa pajtimin e Guxo. Për më shumë, pasi që zgjedhjet lokala mbahen pas një muaji, dhe aty pritet edhe një goditje dëshpëruese për koalicionin VV-Guxo-Alternativa (as para katër viteve nuk patën fituar më shumë se katër komuna, tani mund të dalin edhe më keq!) krejt konstrukti i një marrëveshjeje serioze mes Albinit dhe Vjosës mund të bie në ujë, dhe jo vetëm ri-kandidimi i Vjosës për presidente, por edhe kariera e saj prej politikane, mund të dërmohet rëndë” deklaroi ai.

Publicisti Maliqi e cilësoi Osmanin si Presidente shumë të dobët e cila sipas tij i ka mbajtur ‘ison’ Kurtit.

“Përndryshe, si presidente, Vjosa Osmani ka qenë shumë e dobët dhe e padukshme, duke ia mbajtur tanë kohën ison Albin Kurtit. Vetën nga viti i kaluar pat filluar të ndahet kujdesshëm nga një pjesë e politikave të pamatura të Albinit në raport me SHBA dhe BE, por jo edhe nga premisat populliste. Në të vërtetë ajo e shfrytëzonte rolin e zëvendësueses që ia jepnin ndërkombëtarët për konferenca dhe vizita shtetërore, ku Albinin nuk donin ta shihnin si pjesëmarrës. Edhe ky afrim me aleatët strategjik mbase ka qenë në funksion të sigurimit të përkrahjes të jashtmne për ambicjet e saj, por besoj se edhe ajo vetë e ka kuptuar, edhe nga qëndrimi në SHBA, pesha e saj politike në sytë e diplomatëve nuk është gjithaq e respektueshme, përderisa në vetë skenën politike të Kosovës ka mbetur relativisht e izoluar, pothuajse e djegur si opsion.Sanksionet që po shtohen ndaj qeverisë në detyrë, konkretisht ndaj Albin Kurtit, si ky lajm i posarritur për ndërprerjen, për periudhë të pacaktuar (!) të bisedimeve strategjike të qeverisë amerikane me qeverinë e Kosovës, janë alarm i fundit për këndellje nëse jo e vetëpolitikanëve, atëherë të elektoratit që mashtohet nga politikat miope populliste, përfshi këtu edhe hipokrizinë e presidentes aktuale” tha Maliqi.

JU REKOMANDOJMË

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës
01/08/2026 - 22:43

Një infermiere në Viti është sulmuar fizikisht, në QKMF në këtë qytet. Ndaj kësaj ka reaguar edhe komuna e Vitisë, nga ku është dënuar ashpër dhuna fizike ndaj...

Më shumëDetails

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje
01/08/2026 - 22:31

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për lejimin e funksionimit të parkingjeve private. Kështu ka bërë të ditur, Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet. Retkoceri ka...

Më shumëDetails

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit
01/08/2026 - 22:27

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercës....

Më shumëDetails

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së
01/08/2026 - 21:50

Një aksidentuar në një aksident në Pejë ka pësuar politraumë të rëndë si pasojë e një aksidenti, ai është transferuar nga Spitali i Pejës në Qendrën Klinike Universitare...

Më shumëDetails

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi
01/08/2026 - 21:35

Gjendja në deponinë e mbeturinave në Sferkë është stabilizuar, pasi ka përfunduar procesi i mbulimit të saj me rreth 24 mijë metra kub dhe. Kështu ka njoftuar Kompania...

Më shumëDetails

S’ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit

S’ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit
01/08/2026 - 21:33

Avokati i Elbert Krasniqit, Artan Kastrati, ka thënë se Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbyllur rastin ndaj ministrit në detyrë, pas pretendimeve për kanosje. Kastrati, ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë