Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Izraeli thotë se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

13/09/2025 - 14:46
në Lajme
A A
Izraeli thotë se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtria izraelite tha se më shumë se 250.000 persona janë larguar nga Qyteti i Gazës për në pjesë të tjera të territorit palestinez në javët e fundit, që kur Izraeli intensifikoi sulmet e tij ndaj qendrës më të madhe urbane të Gazës.

“Sipas vlerësimeve të ushtrisë izraelite, më shumë se çerek milion banorë të qytetit të Gazës janë larguar nga qyteti për sigurinë e tyre”, tha në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se afër 1 milion palestinezë jetojnë në dhe përreth Qytetit të Gazës.

Më 13 shtator, ushtria izraelite lëshoi pamflete nga ajri duke iu bërë thirrje banorëve të qarqeve perëndimore që të evakuohen, teksa agjencia për mbrojtje civile e Gazës raportoi për sulme të vazhdueshme.

“Ushtria izraelite po operon me forcë shumë intensive në zonën tuaj dhe është e përkushtuar që ta shkatërrojë dhe mposhtë Hamasin [grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian]”, thuhet në pamflet.

Izraeli, që ka paralajmëruar një operacion për marrjen e kontrollit të plotë të Qytetit të Gazës, po përballet me presion ndërkombëtar që të mos vazhdojë me planin. Por, shteti thotë se është i vendosur që të shkatërrojë Hamasin dhe thotë se Qyteti i Gazës është një prej bastioneve të fundit të grupit palestinez.

Javët e fundit, ushtria ka sulmuar ndërtesat shumëkatëshe, duke thënë se ato përdoren nga Hamasi.

OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë paralajmëruar se ofensiva e ushtrisë izraelite do të përkeqësojë situatën veçse katastrofike humanitare në Qytetin e Gazës, ku OKB-ja ka shpallur gjendje të urisë.

Sipas agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, nga mëngjesi i së shtunës të paktën pesë persona janë vrarë nga sulmet izraelite.

Një ditë më parë, të paktën 50 persona u vranë në mbarë Rripin e Gazës, sipas kësaj agjencie.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja./REL/

JU REKOMANDOJMË

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lajme

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët

13/09/2025 - 17:58
Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe
Kryesore

Premtoi zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e një hapësire rekreative te burimi i ujit në Vrellë – Si dështoi Ilir Ferati në mbajtjen e premtimeve kyçe

13/09/2025 - 17:23
Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim
Lajme

Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

13/09/2025 - 17:09
Zogaj i reagon Mujës së VV-së: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisë me vendin për 5 vite
Kryesore

Zogaj i reagon Mujës së VV-së: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisë me vendin për 5 vite

13/09/2025 - 16:25
Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani
Kryesore

Temë edhe siguria, KFOR-i deklarohet për takimin Barduani-Osmani

13/09/2025 - 15:58
“Edhe një veprim tjetër i pakoordinuar”, BE reagon pas mbylljes së zyrave serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale
Kryesore

“Edhe një veprim tjetër i pakoordinuar”, BE reagon pas mbylljes së zyrave serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

13/09/2025 - 15:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Milaim Zeka: Vjosa Osmani e Albin Kurti e bënë realitet planin e Dobrica Qosiqit!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë