Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

14/09/2025 - 08:28
në Lajme
A A
Mustafa: Çështja e dinarit nuk duhet të diskutohet në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën, duke e quajtur këtë hap shumë më të rëndë sesa sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Mendoj se janë dy aspekte të këtij vendimi. I pari, i rëndë simbolik, se SHBA-ja ndërprejnë bashkëpunimin strategjik me qeverinë e Kosovës dhe i dyti, i lidhur me pasojat afatgjata në fushën e sigurisë, diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekonomik. Për mendimin tim, ky vendim është larg më i rëndë nga sanksionet ekonomike dhe politike të vendosura nga BE. Duhet të jesh shumë i mençur, e më mirë të them shumë i marrë dhe i papërgjegjshëm për të thënë se çfarë mund të bëjë Kosova pa SHBA-në” ka deklaruar Mustafa për IndeksOnline.

Ai shtoi se është e papërgjegjshme të mendohet se Kosova mund të ecë përpara pa mbështetjen e SHBA-së.

Duke komentuar nëse ky është një paralajmërim serioz apo masë e përkohshme, Mustafa u shpreh: “Po shihet qartë se masat ndaj Kosovës nuk po janë të përkohshme. Flet qartë rasti i atyre të BE-së. Aq më pak mund të jenë këto të Amerikës. Kur ta përmend SHBA-ja emrin për të keq, vështirë të kalosh pa pasoja. Interesat dhe strategjitë për të cilat angazhohet SHBA-ja duhet respektuar.”

Sa i përket ndikimit në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, ai paralajmëroi pasoja të rënda diplomatike.

“Do të ketë mungesë të përkrahjes në institucionet relevante ndërkombëtare, ato diplomatike dhe financiare. Mund të ketë rifillim të procesit të çnjohjeve, të cilat i stopoi SHBA-ja, me marrëveshjen e Washingtonit me kryeministrin Hoti. Në çdo tavolinë të dialogut do të jemi më pak të sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

Ish-kryeministri kritikoi ashpër edhe qasjen e qeverisë aktuale, duke thënë se një vendim i tillë do të shmangej vetëm me koordinim të plotë me partnerët amerikanë.

“Qeveria duhet të bashkëpunojë dhe të bashkërendisë veprimet me SHBA-në. Të mos i bëjë karshillëk vendit që të ka bërë shtet. Të mos i krekosesh me sovranitet atij që është duke ta mbrojtur sovranitetin fhe integritetin territorial me ushtri dhe diplomaci të vet. Natyrisht nëse nuk ke ndonjë mision të shkatërrosh atë që është arritur.”

JU REKOMANDOJMË

A do t’i hapë Serbia arkivat e luftës nëse BE bën presion mbi Beogradin? Flet Blakaj

A do t’i hapë Serbia arkivat e luftës nëse BE bën presion mbi Beogradin? Flet Blakaj
01/08/2026 - 20:07

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka folur për gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut dhe procesin e zbardhjes së fatit të...

Më shumëDetails

Pritje të gjata në kufi, deri në dy orë e gjysmë në Dheu i Bardhë

Pritje të gjata në kufi, deri në dy orë e gjysmë në Dheu i Bardhë
01/08/2026 - 19:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për fluks të shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, me pritjet më të gjata që po regjistrohen në Dheu i...

Më shumëDetails

Isa Mustafa i pakënaqur me Përparim Ramën: Mund t’i mbledhë plaçkat në Londër

Isa Mustafa i pakënaqur me Përparim Ramën: Mund t’i mbledhë plaçkat në Londër
01/08/2026 - 19:52

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka kritikuar qeverisjen lokale në kryeqytet. Në një postim, Mustafa ka thënë se nuk ka qenë i nevojshëm ngushtimi i rrugës...

Më shumëDetails

Maliqi thotë se Abdixhiku në negociatat me VV’në s’duhet ta nënshtrojë LDK’në por të sigurojë raport të barabartë

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
01/08/2026 - 19:40

Analisti Agon Maliqi ka vlerësuar se rizgjedhja e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës i jep atij mandat për të negociuar me Lëvizjen Vetëvendosje, por...

Më shumëDetails

Aktgjykimi i arsyetuar – Vr’asja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Aktgjykimi i arsyetuar – Vr’asja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
01/08/2026 - 19:29

Aktgjykimi i arsyetuar – Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror Lajme Gazeta Express01/08/2026 18:22 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte denuar me burgim...

Më shumëDetails

Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut
01/08/2026 - 19:21

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka zbuluar detaje të reja lidhur me dëshminë e vitit 2003 që çoi në identifikimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë