Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do t’i hapë Serbia arkivat e luftës nëse BE bën presion mbi Beogradin? Flet Blakaj

01/08/2026 - 20:07
në Lajme
A A
A do t’i hapë Serbia arkivat e luftës nëse BE bën presion mbi Beogradin? Flet Blakaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka folur për gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut dhe procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës theksoi se arrestimi i një dëshmitari që kishte dhënë informacione të rëndësishme për vendndodhjen e mbetjeve mortore dërgon një mesazh shqetësues.

“Ky arrestim i një dëshmitari, i cili ka dhënë një informacion jashtëzakonisht të dobishëm për zbardhjen e fatit të së paku 23 personave që janë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, dhe dyshimi ndaj tij për spiunazh, tregon krejtësisht të kundërtën. Kjo dëshmon se nuk ekziston ndonjë vullnet politik dhe se çështja e personave të zhdukur nuk po trajtohet si çështje humanitare, por po tentohet të fshihen faktet dhe informacionet mbi krimet e rënda që kanë ndodhur gjatë luftës, edhe 27 vjet pas përfundimit të saj”, deklaroi Blakaj.

Blakaj u ndal edhe te çështja e dosjeve ushtarake serbe, duke theksuar se autoritetet e Kosovës nuk duhet të kërkojnë vetëm dosjen e Brigadës së 37-të të Motorizuar.

“Duhet përmendur çështja e dosjes së Brigadës së 37-të të Motorizuar. Autoritetet në Kosovë e kërkojnë vetëm këtë dosje dhe kjo është e njohur për shkak se Fondi për të Drejtën Humanitare kishte kërkuar qasje në të dhe ajo ishte shpallur sekret shtetëror”, tha ai.

Sipas tij, duhet të ketë edhe qindra dosje të tjera që lidhen me brigada dhe njësi të ndryshme ushtarake e policore.

“Autoritetet në Kosovë do të duhej së paku t’i identifikonin se cilat janë ato dosje dhe të kërkojnë që të hapen të gjitha ato dosje, jo vetëm të një dosje. Duhet të ketë edhe qindra dosje të tjera për brigada të tjera, për njësi të tjera ushtarake dhe për njësitë e kombinuara policore. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dosje”, theksoi Blakaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për rolin e Bashkimit Evropian në zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me personat e zhdukur.

Blakaj tha se në deklaratën e përbashkët dhe në marrëveshjen e përgjithshme parashihet që Bashkimi Evropian të ketë rol monitorues për zbatimin e marrëveshjeve dhe, në rast të moszbatimit, edhe rol sanksionues.

“Deri më tani, me të vërtetë nuk kemi parë që BE-ja e ka zbatuar një rol të tillë. Së paku nga jashtë nuk kemi vërejtur që kanë pasuar sanksione ndaj Serbisë për shkak të moszbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe nuk kemi njohuri që gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë ndërmarrë një veprim të tillë”, deklaroi Blakaj.

JU REKOMANDOJMË

Pritje të gjata në kufi, deri në dy orë e gjysmë në Dheu i Bardhë

Pritje të gjata në kufi, deri në dy orë e gjysmë në Dheu i Bardhë
01/08/2026 - 19:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për fluks të shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, me pritjet më të gjata që po regjistrohen në Dheu i...

Më shumëDetails

Isa Mustafa i pakënaqur me Përparim Ramën: Mund t’i mbledhë plaçkat në Londër

Isa Mustafa i pakënaqur me Përparim Ramën: Mund t’i mbledhë plaçkat në Londër
01/08/2026 - 19:52

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka kritikuar qeverisjen lokale në kryeqytet. Në një postim, Mustafa ka thënë se nuk ka qenë i nevojshëm ngushtimi i rrugës...

Më shumëDetails

Maliqi thotë se Abdixhiku në negociatat me VV’në s’duhet ta nënshtrojë LDK’në por të sigurojë raport të barabartë

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
01/08/2026 - 19:40

Analisti Agon Maliqi ka vlerësuar se rizgjedhja e Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës i jep atij mandat për të negociuar me Lëvizjen Vetëvendosje, por...

Më shumëDetails

Aktgjykimi i arsyetuar – Vr’asja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Aktgjykimi i arsyetuar – Vr’asja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
01/08/2026 - 19:29

Aktgjykimi i arsyetuar – Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror Lajme Gazeta Express01/08/2026 18:22 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte denuar me burgim...

Më shumëDetails

Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut
01/08/2026 - 19:21

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka zbuluar detaje të reja lidhur me dëshminë e vitit 2003 që çoi në identifikimin e...

Më shumëDetails

BE do të mbajë mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në Ceuta

BE do të mbajë mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në Ceuta
01/08/2026 - 19:05

Bashkimi Evropian ka njoftuar se të martën do të mbajë një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën në Ceuta. Bisedimet do të zhvillohen përmes videokonference mes ministrave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë