Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DASH: Ia kemi bërë të qartë Kurtit, na duhet një partner që e kupton se duhen evituar veprimet destabiliuzuese

15/09/2025 - 18:10
në Kryesore, Lajme
A A
DASH: Ia kemi bërë të qartë Kurtit, na duhet një partner që e kupton se duhen evituar veprimet destabiliuzuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën që lam pas kanë vendosur që të pezullojnë Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të konstatimit të tyre se Qeveria në detyrë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti ka rritur tensionet dhe ka ndikuar në rritjen e destabilitetit.

Lidhur me këtë vendim të Uashingtonit zyrtar, në një përgjigje për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se e Ngarkuara me Punë në Ambasadë, Anu Prattipati, ka zhvilluar takime në vazhdimësi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe se të njëjtit Qeveria e SHBA-së përmes këtyre takimeve në mënyrë direkte ia ka shprehur shqetësimet amerikane.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë  se SHBA do të jetë gjithmonë një aleat i ngushtë i popullit të Kosovës dhe se janë të përkushtuar plotësisht për këtë partneritet.

Megjithatë ky zëdhënës i DASH ka thënë se SHBA kërkon nga partnerët e saj që të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë ky zëdhënës i DASH për Gazetën Expres.

Sa i përket Qeverisë në detyrë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se dëshirojnë që të lëvizin përpara, megjithatë potencojnë se kanë nevojë për një partner që kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lidhur me pyetjen nëse do të ketë ndonjë masë tjetër pasuese për qeverinë në detyrë,  përfshirë edhe vetë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga DASH kanë thënë se do të vazhdojnë të vlerësojnë veprimet e Qeverisë në detyrë dhe se “s’kanë diçka më shumë për të shtuar në këtë moment”.

Gjithashtu kanë thënë nga DASH se si një rregull i përgjithshëm, nuk flasin paraprakisht për sanksionet.

‘Në përgjithësi, ne nuk paraflasim për sanksionet”, ka thënë ky zëdhënës i DASH.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë