Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmia e Rubin ndez makinerinë e profileve të rreme të Vetëvendosjes

16/09/2025 - 22:39
në Kryesore, Lajme
A A
Dëshmia e Rubin ndez makinerinë e profileve të rreme të Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në ditën e dytë të dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në mbrojtje të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një aparat i tërë profilesh të fabrikuara të Vetëvendosjes është vënë në lëvizje në rrjetet sociale.

Me një sinkron lehtë të vërejtshëm, këto llogari punojnë çdo minut për shtrembëruar, përçudnuar e keqpërdorur në mënyrat më brutale gjithçka që shkruhet, deklarohet e raportohet rreth rastit me synim diskreditimin të figurës së ish-Presidentit Thaçi.

Përderisa Rubin dëshmoi sot mes tjerash për nivelin e lartë të besimit që Shtetet e Bashkuara kishin Hashim Thaçit në atë kohë, profilet pro-pushtetit në Kosovë shpërndajnë sajime e interpretime të paimagjinueshme.

Në majë të kësaj piramide propagandistike në Facebook qëndron “Jona Çitaku”, një profil i rremë me mbi 15 mijë ndjekës, në listën e miqve të së cilës figuron edhe zëdhënësi i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arlind Manxhuka. Në njërën nga dhjetëra shkrimet të përditshme, ky profil shkruan:

“Në Rambuje, Adem Demaçi ishte i qartë dhe i prerë: Pavarësi ose asgjë. Ai nuk pranoi kompromis qe e vononte çlirimin. Në atë kohë, pranë tij ishte edhe Albin Kurti bashke me Demaçin, perfaqesonin zërin e vendosmërisë kombëtare. Ndërsa Hashim Thaçi, sipas vetë deshmive të ndërkombëtarëve, ishte gati të pranonte logjikën e shtyrjes: pavarësia mund të flitet më vonë. Këtu eshtë dallimi historik: Demaçi e Kurti: zëri i palëkundur i parimit dhe i pavarësisë. • Thaçi: fytyra e kompromisit të diplomacisë.Historia nuk mund te rishkruhet. Kosova u çlirua me vendosmëri, jo me vonesa.”

Postimet e “Jona Çitakut” përforcohen me shpërndarje, komente e pëlqime rregullisht nga profile të tjera të dyshuara si të rreme, si “Sara Fehmi Blakqori”, me rreth 4 mijë ndjekës.

Në një publikim tjetër, i njëjti profil kundërshton protestat masive të fundit në Hagë dhe në Prishtinë në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare: “Me votu vetë Gjykatën speciale, e pastaj me dalë me protestu kundër saj, veç të ne ndodh! Këta protestues mbas Hashim Thaçit quhen tradhetar sepse vetë Hashimi ka thënë: Kush është kundër gjykatës speciale është tradhtar, të paktën unë nuk do të jem! Mos harroni si pasojë e dështimit të drejtësisë në Kosovë, u krijua gjykata speciale.”

Këto publikime grumbullojnë qindra pëlqime e komente dhe amplifikohen nga një rrjet llogarish të tjera, në tentativë për të krijuar mjegulli në dritën e dëshmisë së Rubin dhe figurës së Hashim Thaçit.

Profilet në Facebook e ‘grave të rreme’ kanë pushtuar rrjetet sociale me mbështetje për Vetëvendosjen në vitet e fundit. Një praktikë e tillë për kontrollin e narrativës politike vazhdon të përdoret në mënyrë të përditshme.

Së fundi, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ishte kapur nga fotoreporterit i Nacionales, Visar Kadrolli teksa në ekranin e tabletit të saj në shfaqej një mesazh i ardhur në “Messenger”, i cili udhëzonte se si të fabrikohej një postim i rremë në rrjetet sociale.

Në të shfaqet një grup i hapur në Messenger, i titulluar “Seanca çdo 48h”, ku një nga anëtarët shpërndan një vegëz me përshkrimin në gjuhën angleze: “Zeoob: Fake Facebook Post Generator with Comments” – një platformë që gjeneron postime të rreme në Facebook, të kompletuara me komente.

JU REKOMANDOJMË

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit
07/07/2026 - 23:54

Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X të martën, duke shtuar se sulmet ishin në përgjigje...

Më shumëDetails

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)
07/07/2026 - 23:09

Në autostradën "Ibrahim Rugova" sot në orët e pasdites ishte shkaktuar bllokadë total për rreth një orë pas djegies së një kamioni për transportimin e kafshëve, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s
07/07/2026 - 22:55

Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, Kosova po humb mundësi të rëndësishme...

Më shumëDetails

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet
07/07/2026 - 22:43

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
07/07/2026 - 22:15

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë