Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalimi i Mozikut nga autoritet, Dogana e Kosovës jep detaje

17/09/2025 - 18:28
në Lajme, ShowBiz
A A
Ndalimi i Mozikut nga autoritet, Dogana e Kosovës jep detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është intervistuar sot nga Dogana e Kosovës lidhur me dy ora luksoze me të cilat u ndalua dje në Aeroportin e Prishtinës, prej të cilave njëra ka vlerë milionëshe.

Pas kësaj Dogana e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Sipas njoftimit nga Dogana, Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.

Postimi i plotë:

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i këtij kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent).

Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.

Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe në zbatimin e detyrave për të parandaluar shmangiet nga obligimet doganore, kontrabandën dhe pasurinë e pajustifikuar.

JU REKOMANDOJMË

Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve
17/09/2026 - 23:56

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij
17/09/2026 - 23:00

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!
17/09/2026 - 22:54

Venkateswari Alagendra, avokatja kryesore e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar ankesë ndaj vendimit. Alagendra ka thënë se ekipi mbrojtës...

Më shumëDetails

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve
17/09/2026 - 22:36

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin
17/09/2026 - 22:19

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova pjesën e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e vlerësuar si të qëllimshme mënyrën se si kryetari...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
17/09/2026 - 22:15

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është deklaruar gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë