Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmia e dytë amerikane pro Thaçit në Hagë: “Hashimi ishte vetëm zëri i UÇK-së!”

18/09/2025 - 18:38
në Lajme
A A
Dëshmia e dytë amerikane pro Thaçit në Hagë: “Hashimi ishte vetëm zëri i UÇK-së!”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jurisit amerikan, Paul Williams, i cili ishte këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, për dy ditë me radhë ka dëshmuar në Gjykatën Speciale.

Williams dëshmoi pro ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ku njëjtë si James Rubin, edhe ai deklaroi se Thaçi s’kishte kompetenca dhe nuk mund të jepte pëlqimin për marrëveshje pa miratimin e komandantëve të zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Ky është një përshkrim i përgjithshëm, për të treguar që s’kishte kompetenca dhe autoritet. Nuk mund t’i rendisja me emra komandantët e zonave”.

“Mund të ju them që ishte shumë e qartë që ai ishte një përfaqësues i UÇK-së dhe ishte zëri i UÇK-së në atë Kështjellë. E kuptova që s’kishte autoritet për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjen”, tha Williams të mërkuren.

Amerikani gjatë dëshmisë së tij konfirmoi se Thaçi “kontrollohej fort nga jashtë” dhe se i njëjti u raportonte komandantëve gjatë kohës sa ai ishte në Rambuje.

“Baza për këtë përfundim janë disa faktorë, bisedat e shumta përmes thirrjeve telefonike që Thaçi realizonte me persona të ndryshëm nga jashtë Kështjellës. Kishte thirrje vazhdimisht, që shpesh nënkuptonte që duhej të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës”.

“Nga sa kam kuptuar unë, të paktën bazuar në pyetjet qe kam bërë ‘me kë flet Hashimi gjatë gjithë kohës?’, mua më thonin me Kosovën. Me shqiptarët e Kosovës në Kështjellë, por ideja është që më thonin se ka thirrje telefonike nga mëmëdheu. Gjithashtu vura re, më kujtohet se më shumë binte telefoni i tij. Ai nuk kërkonte thirrje, atij i bënte telefoni”, u shpreh Williams gjatë dëshmisë së tij.

Në ditën e dytë të dëshmisë së Williams u përmend edhe FARK-u, ku tha se “Bujar Bukshoi përpiqej të krijonte një FARK – bazuar fillimisht në Shqipëri dhe përbëhej nga oficerë shqiptarë apo oficerë që kishin shërbyer në forcat ushtarake të Jugosllavisë”.

Ai tha se krijimi i FARK-ut do të mënjanonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e që sipas tij, FARK-u do të kishte aktorë shtesë të armatosur, jo shtetërorë.

“Ishte pjesë e tensionit të thellë, ishte ndërmarrje e re e LDK-së, për të krijuar një krah të armatosur. FARK-u do të kishte aktorë shtesë të armatosur jo shtetëror i cili do të luftonte në emër të popullit të Kosovës dhe duke qenë se do të ishte profesionist pasi do të përbehej me ish-oficerë të ushtrisë jugosllave, dhe kishte gjasa të bëhej aktor në mos, më efikas dhe efektiv i armatosur jo shtetëror, dhe për rrjedhojë do të mënjanonte UÇK-në”, tha Williams tutje.

Në këtë pjesë, Williamsi tha se kryeministri në ekzil aso kohe, Bukoshi, hezitonte të ndante mjete monetare për UÇK-në që ishin mbledhur nga disapora, pasi sipas tij, ai thoshte se ato janë të kushtëzuara.

“Bujar Bukoshi ishte hezitues, hezitonte të ofronte ndihmë financiare për UÇK-në. Burimet që ishin mbledhur në diasporë, ishin të kushtëzuara, ishin mbledhur që të financonin sistemin arsimor paralel në Kosovë dhe kujdesin shëndetësor paralel”.

Juristi thotë t’i ketë thënë Bukoshi se “I kemi mbledhur këto para nga diaspora për shëndetësinë dhe për arsimin, dhe këtu duam t’i shpenzojmë”.

Ai tutje dëshmoi se për Thaçin dhe të gjithë delegacionin e Kosovës në Rambuje, pavarësia ishte e domosdoshme.

“Pavarësia ka qenë fjala që dilte nga goja e tyre. Thaçi ishte në këtë situatë, pra, si të gjithë të tjerët”, tha ai.

Por për ta nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë, ish këshilltyartregoi se Thaçi u largua për një ditë nga kështjella ku po mbahej takimi, për ta realizuar një takim me Adem Demaçin, në Slloveni.

“Nuk më kujtohet data por ishte gjatë pjesës së fundit të negociatave, një ditë para ose një ditë pas. Delegacioni i Kosovës, përfshirë edhe Thaçin ishte në presion nga shumë aspekte. Kishte presion nga komandantët lokalë, dhe kishte presion ideologjik dhe kulturor, veçanërisht nga Adem Demaçi”, tha ai.

Sipas Williamsit, për Thaçin ishte e rëndësishme që Demaçi ta jepte mbështetjen e tij për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Sipas pikëpamjes time, takimi ishte kritik dhe i rëndësishëm sepse Thaçi duhet të tregonte që ai po përfshihej me Adem Demaçin në kuptimin që ai kishte komunikim me Demaçin, sepse ai ishte një person intelektual dhe shumë i respektuar, në moshë më të thyer dhe në mënyrë të tillë që të nënshkruante marrëveshjen, ishte e rëndësishme për Thaçin që të kishte një bisedë apo një takim me Demaçin”, tha Williams.

Paul Williams sot e përfundoi dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, e që është amerikani i dytë i thirur nga mbrojtja e Thaçit, pas ish-diplomatit amerikan, James Rubin./Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Tre hetuesve që kishin ndjekur Pecin u punësohen gratë në Ministrinë e Bujqësisë
Kryesore

Tre hetuesve që kishin ndjekur Pecin u punësohen gratë në Ministrinë e Bujqësisë

18/09/2025 - 21:15
“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t`i paguajë shtrenjtë Kosova
Lajme

Tahiri: Aleatët duhet ta formojnë Qeverinë pa Kurtin si kryeministër

18/09/2025 - 20:26
Drejtori Tahiraj e bën “horë” ish drejtorin e LDK-së, ia zbulon 30 gabime drejtshkrimore në një reagim
Lajme

Drejtori Tahiraj e bën “horë” ish drejtorin e LDK-së, ia zbulon 30 gabime drejtshkrimore në një reagim

18/09/2025 - 20:06
Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
Lajme

Zgjedhjet lokale, Eman Rrahmani: Nuk deshëm të bëhemi pjesë e pazareve politike

18/09/2025 - 19:49
Krerët e veteranëve takojnë Ambasadorin Guerot, i kërkojnë që shqetësimet e tyre për Specialen t’i adresojë në Paris
Lajme

Krerët e veteranëve takojnë Ambasadorin Guerot, i kërkojnë që shqetësimet e tyre për Specialen t’i adresojë në Paris

18/09/2025 - 19:40
Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri
Lajme

Zelensky uron Ramën: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për paqe dhe siguri

18/09/2025 - 19:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    Nga ‘vrasje në tentativë’ në ‘përdorim të armës’: Rikualifikimi skandaloz që u solli dënime më të lehta Arsim Ademit e Fatmir Gerbeshit, pas gjuajtjeve me armë para syve të policisë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Olluri: Prishtina rrezikon zgjedhje të parakohshme pas 12 tetorit, pasi Përparim Rama mund të burgoset

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë