Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, ka përmbyllur ditën e sotme në familjen Krasniqi në Maxhunaj.
“Mbrëmjen e përmbyllëm në konakun e Haxhi Ibrahim Krasniqit, babait të dëshmorit Shahin Krasniqi, së bashku me djemtë e tij, Hoxhë Shasivarin dhe profesor Islamin, në fshatin Maxhunaj.” – ka shkruar Idrizi.
Ai ka thënë se mikpritja e ngrohtë, bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme e bënë këtë mbrëmje edhe më kuptimplotë.
“Mikpritja e ngrohtë, bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme e bënë këtë mbrëmje edhe më kuptimplotë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen, e nderuara familje Krasniqi!” – përfundoi ai.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1BTmk82mvg/?mibextid=wwXIfr