Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuzë ndaj Butës për shitblerje të narkotikëve e armëmbajtje pa leje, rep-artisti gjendet në paraburgim

23/09/2025 - 17:10
në ShowBiz
A A
Aktakuzë ndaj Butës për shitblerje të narkotikëve e armëmbajtje pa leje, rep-artisti gjendet në paraburgim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj rep-artistit Betim Januzi i njohur si Buta, duke e ngarkuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmabtje pa leje. Reperi ishte ndaluar më 11 shtator dhe tani gjendet nën masën e paraburgimit.

Fillimisht, lajmin se Buta gjendet nën masën e paraburgimit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.“Ai është në paraburgim moti qe një javë e më shumë”, ka thënë Çerkini.Ndërsa, në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”, Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë treguar se më 12 shtator kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

“Duke iu referuar kërkesës suaj për informacion, ju njoftojmë se më 11 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar i dyshuari B.J., në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sanksionuar me nenin 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit, ndaj të pandehurit B.J., me datë 12 shtator 2025, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të arsyeshëm të veprave penale të lartëcekura”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërkaq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se Januzi gjendet nën masën e paraburgimit, masë kjo e cila i është caktuar deri më 10 tetor.

Hoxha bëri të ditur se tashmë ndaj Butës është ngritur aktakuzë, ndërsa seanca fillestare është caktuar për 1 tetor 2025.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 shtator 2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Betim Januzi “Buta” ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje.

“Policia gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar veturën e tipit BMW, të cilin e voziste i pandehuri dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një qese najloni  me substancë të dyshuar  narkotike të llojit kokainë me peshë 0.30 gr, në çantën e dorës së të dyshuarit janë gjetur edhe 3 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 1.32 gr dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.46 gr, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit janë gjetur edhe 2 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.62 gr, të cilat janë sekuestruar nga polica, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë kur kërkoi caktimin e paraburgimit.

Sipas Prokurorisë, Butës gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri, ndërkaq në banesë iu gjet edhe municion.

“Ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë ka mbajtur në posedim pa autorizim, në kundërshtim me ligjin për armët , në atë mënyrë që policia gjatë një kontrolli rutinë ka ndaluar veturën e tipit BMW dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një armë zjarri e tipit pistoletë, me një karikator dhe 16 fishek të tipit luger 9×9 mm, kurse,  me rastin e kontorollit në banesën e tij janë gjetur edhe 26 fishek të tipit luger me kalibër 9×9 mm të cilat janë sekuestruar nga policia”, njoftoi Prokuroria.

Naim Ferati, avokat i Butës, ka thënë se nuk mund të prononcohet për media.

“Nuk mund të konfirmojmë asgjë, nuk kemi autorizim për me u prononcu për media për këtë rast”, ka thënë Ferati për “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi
17/09/2026 - 20:39

Një detaj në paraqitjen e Leonora Jakupit në emisionin “Canape” tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë temë diskutimi në rrjetet sociale. Gjatë intervistës, këngëtarja u shfaq me...

Më shumëDetails

“I love Hashim Thaçi”, Grenell ndan foton e Bleonës pas vendimit të Hagës

“I love Hashim Thaçi”, Grenell ndan foton e Bleonës pas vendimit të Hagës
17/09/2026 - 19:11

Pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagimet nga figura publike kanë vazhduar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Në mesin e reagimeve ka tërhequr vëmendje edhe ai...

Më shumëDetails

JLo “çmend” fansat me pamjen e saj, 57-vjeçarja ‘përvëlon’ pas palestrës

JLo “çmend” fansat me pamjen e saj, 57-vjeçarja ‘përvëlon’ pas palestrës
17/09/2026 - 10:40

Jennifer Lopez, 57 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u largua nga një palestër në Santa Monica, Kaliforni, duke ekspozuar linjat e saj në një veshje sportive të ngushtë. Këngëtarja...

Më shumëDetails

“Mos u bëni bajatica”, Vera Ora me këshillë për vajzat: “Jo një kafe, por një darkë të mirë me një gotë verë”

“Mos u bëni bajatica”, Vera Ora me këshillë për vajzat: “Jo një kafe, por një darkë të mirë me një gotë verë”
17/09/2026 - 10:39

Vera Ora, nëna e Rita Ores, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku ka folur për mënyrën se si,...

Më shumëDetails

Dua Lipa reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale – shpërndan shifrat e krimeve serbe në Kosovë

Dua Lipa reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale – shpërndan shifrat e krimeve serbe në Kosovë
17/09/2026 - 08:42

Edhe Dua Lipa ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke iu bashkuar figurave të njohura shqiptare...

Më shumëDetails

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi

Verdikti i Specialës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Endrit Thaçi
16/09/2026 - 22:20

Endrit Thaçi, djali i Endrit Thaçit, ka reaguar, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë