Drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj e ka quajtur kthesë historike hapjen e çerdhes së parë në fshatin Stanoc i Epërm, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Për herë të parë në historinë e ekzistencës së Vushtrrisë, një fshat i komunës sonë ka çerdhen e vet. Stanoci i Epërm u bë shembulli i vizionit dhe i punës së drejtë”, ka shkruar Tahiraj.
Ai poashtu ka thënë se kryetari aktual Ferit Idrizi me vendime të guximshme po e ndërton të ardhmen e Vushtrrisë mbi themele të forta.
“Kryetari i tashëm dhe i ardhshëm, Idrizi, me vendime të guximshme po e ndërton të ardhmen e Vushtrrisë mbi themele të forta, duke krijuar kushte më të mira për gjeneratat që vijnë dhe duke treguar se vetëm me punë, vizion e integritet mund të ecim përpara”, ka shkruar ndër të tjera Tahiraj.
Postimi i plotë:
𝐏ë𝐫 𝐡𝐞𝐫ë 𝐭ë 𝐩𝐚𝐫ë, 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐭 ç𝐞𝐫𝐝𝐡ja 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐟𝐬𝐡𝐚𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐧 𝐞 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐬ë
Për herë të parë në historinë e ekzistencës së Vushtrrisë, një fshat i komunës sonë ka çerdhen e vet. Stanoci i Epërm u bë shembulli i vizionit dhe i punës së drejtë.
Kjo arritje nuk është rastësi, por është rezultat i udhëheqjes së përgjegjshme të Kryetarit të Komunës, z. Ferit Idrizi, i cili me vendosmërinë, përkushtimin dhe vizionin e tij ka sjellë një frymë të re zhvillimi edhe në fushën e arsimit. Ky projekt shënon një kthesë historike, pasi që Kryetari Idrizi, i dha fund praktikave të mbrapshta të së kaluarës, kur tentohej që ambientet shkollore të shfrytëzoheshin për përfitime komerciale.
Hapja e çerdhes në Stanoc të Epërm nuk është thjeshtë një objekt i ri, por është një dëshmi se politika e duhur sjell ndryshim real në jetën e qytetarëve. Gjithashtu është dëshmi se kujdesi për fëmijët dhe prindërit e kësaj komune është prioriteti elementar, por është edhe fakti se fjala e dhënë kthehet në vepër.
Kryetari i tashëm dhe i ardhshëm, Idrizi, me vendime të guximshme po e ndërton të ardhmen e Vushtrrisë mbi themele të forta, duke krijuar kushte më të mira për gjeneratat që vijnë dhe duke treguar se vetëm me punë, vizion e integritet mund të ecim përpara.
Urime dhe suksese!
191 #Kryetariitëgjithëve FeritIdrizi+4












