Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë ndaj shtatë të arrestuarve të aksionin “Qielli i thyer”

25/09/2025 - 15:10
në Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë ndaj shtatë të arrestuarve të aksionin “Qielli i thyer”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktim të masës së paraburigmit ndaj të dyshuarve: Astrit Kazmi, Argjend Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Fatmir Mujaj, Visar Muriqi dhe Ekrem Bajrami, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e pautorizuar e narkotikëve”, si dhe për “Shpëlarje të parave”.

Në dosjen e Prokurorisë, të cilët e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit në periudhën kohore nga fillimi i vitit 2020 e deri më 23 shtator 2025 në Kosovë dhe shtete tjera, me dashje dhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar dhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të shitblerjes së narkotikëve, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, marrin pjesë aktivisht në veprimtari kriminale të grupit të organizuar kriminal me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe transportimit të substancave narkotike, të cilat me ligj janë shpallur si substanca psikotrope dhe analoge.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të dyshuarit duke qenë pjesë e grupit kriminal që merret me trafikimin e narkotikut: kokainë, heroinë, marihuanë nga shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turqisë, aktivitetin e tyre e zhvillojnë duke aranzhuar porosi të narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe përmes këtij grupi sigurohen që narkotikun ta fshehin nëpër kontejnerë të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme përmes anijeve transportuese, kamionëve për transport mallrash e veturave të pajisura me bunkerë, duke e kamufluar narkotikun e duke rregulluar vende ekstra për të fshehur narkotikun.

E më pas, Prokuroria thotë se përmes rrugëve tokësore përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, e sjellin në Kosovë e bëjnë përzierjen e narkotikut me sodë bikarbonat me qëllim të shtimit të peshës, e më pastaj e paketojnë sërish me anë të një makine me presion dhe përsëri narkotikun e vendosin duke e kamufluar në mjetet transportuese dhe e transportojnë duke e shitur tek blerësit në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe një sasi edhe në Kosovë, e një pjesë të marihuanës edhe në Turqi.

Këtë aktivitetet kriminal, Prokuroria thotë se të dyshuarit e bënë në bashkëpunim me persona të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës, identiteti i të cilëve ka gjasa të zbulohet gjatë fazës së mëtutjeshme hetimore dhe se ky grup nga ky aktivitet ka siguruar miliona euro përfitime pasurore të kundërligjshme.

Prandaj, për këto veprime, shtatë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277, paragrafi 1 të Kodit Penal, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave prikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së.

Në pikën e dytë të kërkesës, thuhet se nga fillimi i vitit 2020 e deri më 23 shtator 2025 në Kosovë dhe shtete të tjera, të pandehurit, me dashje duke e ditur se pasuria e caktuar është e fituar me vepër penale e përshkruar si në pikën e parë të kërkesës për paraburgim, me qëllim që këtë pasuri ta përdorin si të ligjshme, fshehin dhe maskojnë natyrën e vërtetë të pasurisë së krijuar.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, të dyshuarit, mjetet e fituara nga veprat penale i transferojnë nëpër biznese të ndryshme, të themeluara si biznese nga vetë të dyshuarit dhe persona tjerë, e duke i konvertuar paratë e fituara në prona të luajtshme dhe paluajtshme-toka, shtëpi, vetura, banesa, etj.

Andaj, me këto veprime, të pandehurit dyshohen edhe për veprën penale “Shpëlarja e parave” nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së e lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Klankosova.tv ua sjell edhe dosjen e 22 të arrestuar në aksionin e kaluar të koduar “Qielli i thyer”.

JU REKOMANDOJMË

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty
29/07/2026 - 22:51

Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje...

Më shumëDetails

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët
29/07/2026 - 22:46

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore...

Më shumëDetails

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës
29/07/2026 - 22:15

Gazetari Betim Musliu tha se në fshatin Dren afër Zubin Potokut “ka qenë dyshimi kryesor që kjo varrezë ekziston te livadhi, te dardha e egër”, derisa shpalosi detaje...

Më shumëDetails

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte
29/07/2026 - 22:11

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka paralajmëruar para pak çastesh se Rusia është duke përgatitur një sulm masiv. Për këtë, ai ka njoftuar në një postim në rrjetet...

Më shumëDetails

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar
29/07/2026 - 21:56

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka shprehur besimin e tij se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të marrë mbështetje edhe më të madhe sesa në...

Më shumëDetails

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit
29/07/2026 - 21:34

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë