Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përparim Rama urdhërohet që t’i bëjë publike pagesat në projektin e kritikuar për hajni milionëshe

25/09/2025 - 13:25
në Lajme
A A
Përparim Rama urdhërohet që t’i bëjë publike pagesat në projektin e kritikuar për hajni milionëshe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

AIP ka urdhëruar Përparim Ramën që t’i bëjë publike pagesat në tenderin 12 milionësh të Komunës së Prishtinës për “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”. Ky tender ishte përcjell me parregullsi dhe ankesa që nga shpallja e njoftimit për kontratën. Pronari i kompanisë fituese Astrit Nixha, kishte qenë bashkëpunëtor i afërt me Përparim Ramën. Madje, në qershor të 2024, gazeta Insajderi pati raportuar se Prokuroria Speciale kishte nisur hetimet.

Dje me 24 shtator, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka marrë një vendim lidhur me tenderin 12 milionësh “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”.

AIP ka obliguar Komunën e Prishtinës, që t’i ofrojë qasje në dokumente publike, saktësisht kontratat e nënshkruara, vlera 12 milionë euro, mes Komunës së Prishtinës dhe Arkitektit të Kryeqytetit, asamblistit të PDK-së, Leutrim Retkoceri.

Ky vendim i AIP vjen pas konstatimit se Komuna e Prishtinës ka shkelur Ligjin për Qasje në Dokumente Publike duke mos ofruar qasje në dokumente që lidhen me pagesat dhe projektet e Arkitektit të Qytetit.

Në vendimin e datës 24 shtator 2025, AIP obligon Komunën e Prishtinës që brenda 7 ditëve nga pranimi i vendimit t’i ofrojë palës ankuese qasje në këto dokumente:

* Dokumentacionin zyrtar që dëshmon nëse Komuna është aktualisht në procedurë përmbarimore ndaj Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit.

* Të dhënat për shumën totale të mjeteve financiare që Komuna i ka paguar Arkitektit të Qytetit deri më tani, sipas viteve dhe kontratave.

* Listën e projekteve të hartuara nga Arkitekti i Qytetit për Komunën e Prishtinës.

* Listën e projekteve të hartuara nga Arkitekti, të cilat janë pranuar zyrtarisht nga Komuna dhe janë në zbatim.

Sipas arsyetimit të AIP, dokumentet e kërkuara lidhen me shpenzimin e parasë publike dhe, sipas ligjit, qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje në to. Institucioni vë në dukje se Komuna nuk ka ofruar asnjë përgjigje zyrtare për kërkesën fillestare të qytetarit, duke e detyruar Agjencinë të ndërhyjë me vendim të detyrueshëm.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e pranimit nga Komuna e Prishtinës, e cila është e obliguar të informojë me shkrim Agjencinë për hapat e ndërmarrë.

Ndërkohë, ankesë në Agjenci kishte bërë, asamblisti Leotrim Retkoceri.

Përparim Rama urdhërohet që t'i bëjë publike pagesat në projektin e kritikuar për hajni milionëshe - Insajderi - 111111111111
Përparim Rama urdhërohet që t'i bëjë publike pagesat në projektin e kritikuar për hajni milionëshe - Insajderi - 222222

Ndryshe Insajderi ka raportuar për dyshime konflikt interesi në këtë tender.

Pasi anëtari i komisionit vlerësues, për këtë kontratë Kreshnik Ferizi, ka qenë i punësuar i Nixhës. Madje Nixha siç ka raportuar Insajderi në referencë të punës kishte dorëzuar një projekt me bashkëpunëtorë anëtarin e komisionit.

Dyshime për konflikt interesi në tenderin e Komunës së Prishtinës

Në korrik të vitit 2022, Komuna e Prishtinës kishte shpallur njoftimin për kontratën për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, në vlerë të parashikuar të kontratës prej 12 milionë euro, i cili ishte kategorizuar si aktivitet i prokurimit me dy faza.

Me 9 mars të 2023, Komuna e Prishtinës kishte publikuar rezultatet e pjesës teknike, ku ishin vlerësuar tre (3) operatorë ekonomikë me pikë, të cilët pastaj do të merrnin pjesë në hapjen e ofertave financiare që planifikohej të bëhej me datën 17 mars.

Tenderi 12 milionësh i Ramës për bashkëpunëtorin e tij, Prokuroria Speciale nis hetimet - Insajderi - image 385

Pas shpalljes së fituesve ishin dorëzuar ankesa në Gjykatën e Tenderëve me pretendimin se ka pasur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, konkretisht që operatorët ekonomikë të cilët janë vlerësuar me pikët maksimale në pjesën teknike kanë ofruar dokumente me “informata të rreme” me qëllim të përfitimit.

Tenderi 12 milionësh i Ramës për bashkëpunëtorin e tij, Prokuroria Speciale nis hetimet - Insajderi - image 386

Tenderin 12 milionësh që Përparim Rama ia besoi SHAK është në pronësi të kompanisë së arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K. dhe kompanisë Ardi CC L.L.C.

Nixha, i cili e ka fituar këtë tender, ka qenë bashkëpunëtor i afërt me Përparim Ramën, para se ky i fundit të behej kryetar i Prishtinës.

Ndërsa tashmë janë ngritur dyshime se në këtë tender ka konflikt interesi.

Komisioni i i vlerësimit është përbërë: Bekim Bajraktaraj, Njomza Blakaj, Alban Ymeri, Kreshnik Ferizi dhe Bekim Mustafa.

Kreshnik Ferizi, i përzgjedhur për anëtarë në komision ka lidhje me kompaninë fituese të tenderit.

Ferizi ka qenë punëtor i Astrit Nixhes ne Anarch dhe Nixha dhe Partners.

Tenderi 12 milionësh i Ramës për bashkëpunëtorin e tij, Prokuroria Speciale nis hetimet - Insajderi - feruz 2

Madje, kompania “Anarch”, në këtë tender ka dorëzuar edhe referencat e punës që e lidhin me anëtarin e Komisionit vlerësues.

Tenderi 12 milionësh i Ramës për bashkëpunëtorin e tij, Prokuroria Speciale nis hetimet - Insajderi - dsfhsdfbsdfs

Kompania e Astrit Nixhës ka paraqitur Kreshnik Ferizin si bashkëpunëtorë në një projekt të tyre ““ZYRAT QENDRORE – ALBANIAN POST”.

Tenderi 12 milionësh i Ramës për bashkëpunëtorin e tij, Prokuroria Speciale nis hetimet - Insajderi - 447654802 1027476546047501 4462538171850900013 n 1 1 1

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje edhe në Agjencinë kundër Korrupsionit për të parë se a ka elemente të konflikt interesit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Njëjtë ka vepruar edhe Kreshnik Ferizi që nuk është përgjigjur ndaj një kërkese për koment.

Tenderi i kurdisur 12 milionësh, miqtë arkitektë të Përparim Ramës i marrin milionat e parë

Mbi 3 milionë euro ka marrë kompania “ANARCH” e Astrit Nixhës dhe “ARDI Ç” nga Komuna e Prishtinës për 7 muaj në emër të “Konsulencës për themelimin e Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit”, proces ky që shkaktoi shumë polemika brenda këtij institucioni.

Kiks Kosova ka arritur të sigurojë 6 fatura që konsorciumi “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” ia faturoi Kuvendit Komunal të Prishtinës e të cilat janë të nënshkruara nga Astrit Nixha, si drejtor menaxhues i këtij shërbimi.

Pikërisht emri i këtij konsorciumi, që është i njëjtë me procesin e tenderimit, dhe ai i drejtorit menaxhues, Nixhës u bë shkak që të ngrihen polemikat dhe dyshimet që ky proces i prokurimit, i cili do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës hiç më pak se 12 milionë euro, ishte i kurdisur.

Tri nga gjashtë faturat të cilat ShAK ia dërgoi Kuvendit Komunal të Prishtinës për pagesë, janë lëshuar me 12 mars të 2024-ës.

Të tria këto fatura, që kapin vlerën e rreth 900 mijë eurove, thuhet se janë obligime për një shërbim të vetëm, që sipas faturës është konsulencë për themelimin e “Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”.

Këto nuk janë pagesat e vetme që Komuna e Prishtinës i ka paguar kësaj kompanie, e cila parashihet të këshillojë komunën e Përparim Ramës për themelimin e “Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”.

Paraprakisht, rreth 2 milionë euro nga taksat e prishtinasve, Komuna e Prishtinës ia pagoi kësaj kompanie vitin e kaluar.

1 milion e 50 mijë euro iu paguan “Arkitektit të Kryeqytetit” në fundvitin e 2023-ës, derisa paraprakisht në nëntor të po atij viti, i ishin dhënë 577 mijë euro, kurse në një moment tjetër, rreth 400 mijë euro të tjera u derdhën në llogarinë bankare të këtij konsorciumi.

Astrit Nixha, i cili e ka fituar këtë tender, ka qenë bashkëpunëtor i afërt me Përparim Ramën, para se ky i fundit të behej kryetar i Prishtinës.

Gjurmët e këtij bashkëpunimi figurojnë ende në internet.

Ky nuk ishte projekti i vetëm që mban firmën e Nixhës dhe Ramës. Nga partner të biznesit në kushte të barabarta, bashkëpunimi i tyre kaloi në një nivel tjetër.

Në dokumentin tjetër, në të cilin ata vendosën firmat, Rama nënshkroi në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, ndërsa Nixha si fitues i tenderit.

Kontrata për Themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit, në të cilin kompania “ANARCH” e ish-partnerit të Ramës dhe “ARDI- Ç”, u nënshkrua në qershorin e vitit 2023.

Dhe vetëm për tri vjet shërbim, ai do të shpërblehet me hiç më pak se 12 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në një shkollë në New York: Ne s’bëmë projekte të shtrentja për prestigj, por përmirësuam jetën e qytetarëve
Kryesore

Kurti në një shkollë në New York: Ne s’bëmë projekte të shtrentja për prestigj, por përmirësuam jetën e qytetarëve

27/09/2025 - 22:26
Enver Hasani për Kurtin: Është anti-amerikan me bindje, i ekstremit të majtë – e fsheh veç për sentiment të popullit
Kryesore

Enver Hasani për Kurtin: Është anti-amerikan me bindje, i ekstremit të majtë – e fsheh veç për sentiment të popullit

27/09/2025 - 22:14
Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales – me Thaçin nuk dëgjohem shpesh
Kryesore

Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales – me Thaçin nuk dëgjohem shpesh

27/09/2025 - 21:49
Çeku me numër gjigant: 240 autobusë me korsi të veçantë për zgjidhje të trafikut
Kryesore

Çeku me numër gjigant: 240 autobusë me korsi të veçantë për zgjidhje të trafikut

27/09/2025 - 21:06
Kapja e armëve në veri, Sveçla: S’ka më strehë për kriminelët
Kryesore

Kapja e armëve në veri, Sveçla: S’ka më strehë për kriminelët

27/09/2025 - 20:12
Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP
Lajme

Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP

27/09/2025 - 19:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    708 Shpërndaje
    Shpërndaje 283 Tweet 177
  • Policia arreston dy serbë në Koshare, njëri nga është ushtar aktiv në Serbi – U kapën nga dy ish pjesëtarë të UÇK-së

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Juventusi publikon listën për ndeshjen ndaj Atalantës – Edon Zhegrova pjesë e saj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut dyshohet për përfshirje në sulmin e Banjskës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë