Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputetët edhe pak ditë nën masën e Kushtetueses – diplomatët i vazhdojnë vizitat në Gjykatë duke dërguar porosi nga aty

25/09/2025 - 16:08
në Lajme
A A
Deputetët edhe pak ditë nën masën e Kushtetueses – diplomatët i vazhdojnë vizitat në Gjykatë duke dërguar porosi nga aty
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Masës kufizuese të shtatorit për deputetët, është duke i ardhur fundi pasi që kanë mbetur edhe pak ditë deri në nxjerrjen e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi në fjalë ka të bëj me lëndën e Listës Srpska, të cilët janë ankuar për mosvotimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, që vijnë nga komunitet jo shumicë. Përderisa për pushtetin tashmë kuvendi është konstituuar, për partitë e tjera një gjë e tillë s’ka ndodhur, meqë parlamenti ende s’e ka kryesinë e plotë të tij.

Pos këtyre, njohës të fushës janë me shpresën se vendimi që pritet të merret deri të martën e 30 shtatorit, të jetë ai që do ta zhbllokojë Kuvendin, i cili, edhe pse seancat i filloi me 15 prill, e zgjedhjet janë mbajtur me 9 shkurt, ende s’ka arritur të formohet.

Edhe pse me 26 gusht u duk sikur ka ‘dritë në fund të tunelit’ me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar dhe me zgjedhjen e 4 nënkryetarëve, ‘sharra hasi në gozhdë’ përsëri. Kjo pasi që Basha për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë, procedoi me votim ndaras, për dallim nga votimi që u bë për nënkryetarët të tjerë, shkruan Gazeta Express.

Pikërisht kjo, ishte edhe arsye e adresimit të Listës Srpska në Kushtetuese.

Kushtetuesja pranoi ankesën e kësaj partie, për shkakun e të cilës nxori masën kufizuese. Bashkë me ankesën, Kushtetuesja ‘pranoi’ pa vullnetshëm edhe sulme të shumta nga pushteti, duke u bërë cak i deklaratave të ashpra që erdhën nga këta të fundit.

Kjo gjykatë, pa edhe figurat kryesore të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje që e sulmuan atë. Albin Kurti e Glauk Konjufca ishin ata që s’u kursyen fare ndaj Gjykatës.

Të dy këta, në deklaratat e tyre, vlerësuan se Kushtetuesja është ‘’hije politike opozite e Vetëvendosjes’’, dhe se ajo masën e kishte marrë ‘’pa arsyeshëm’’. Po ashtu, në këto deklarime ishte aluduar se Gjykata mund të bëjë ‘’tradhti shtetërore’’.

Megjithatë, Kushtetuesja gjeti mbështetje të palëkundshme tek aleatët kryesor të Kosovës.

Ndër ta, dhe së fundi, ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Ky i fundit pas një takimi që pati dje me kreun e Kushtetueses, Nexhmi Rexhepi, tha se pret që vendimet e kësaj gjykate të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë.

“Mbretëria e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që lidhen me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga udhëheqësit politikë në mënyrë që t’i jepet fund ngërçit në të cilin është futur Kosova që një kohë të gjatë dhe në mënyrë që Kuvendi dhe Qeveria e re të mund të nisin punën në interes të popullit të Kosovës. Puna e Gjykatës është vitale në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës. Pavarësia është thelbësore për punën e Gjykatës”, deklaroi Hargreaves.

Gjykata e sulmuar nga pushteti, gjeti mbështetje më herët edhe tek Bashkimi Evropian. Edhe BE’ja, ditë më parë, bëri thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në punën e Kushtetueses.

Një zëdhënës i bllokut evropian i kishte thënë Radio Evropës së Lirë se “roli i Gjykatës Kushtetuese është ta interpretojë dhe ta sigurojë respektimin e Kushtetutës së Kosovës”.

“Është detyrë e të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë e ndërhyrjeve të papërshtatshme në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe përmes sulmeve personale”, kishte deklaruar zëdhënësi.

Mbështetje Gjykata gjeti edhe te DASH’i. Nga këta të fundit, Drejtori për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në këtë departament Mark Fleming, telefonoi kryetarin e Kushtetueses, Nexhmi Rexhepi.

‘‘Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës’’, u tha mes tjerash në njoftim.

Për sulmet e vazhdueshme ndaj kësaj gjykate, pushteti s’kaloi pa pasoja. Kjo pasi që SHBA’të, dy javë më parë pezulluan dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën. Që ky vendim i aleatit kryesor të vendit u mor kryesisht lidhur me sulmet ndaj Kushtetueses, e konfirmoi edhe ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq. Ky i fundit bëri të ditur se ishte paralajmëruar që diçka e tillë mund të ndodhte nga vetë e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Annu Prattipati, e cila sipas Rashiqit, vendimi lidhet kryesisht me kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese të bëra nga Kurti dhe e gjithë partia e tij.

Megjithatë, për të parë se si do të procesohet më tutje, duhet pritur vendimi i gjykatës. Diplomatë e njohës të çështjeve politike kanë theksuar në shumë raste se vendit i duhen institucione të reja sa më parë. Por që, një kërkesë e tillë, e cila më së shumti i referohet krijimit të qeverisë së re, duket vështirë e realizueshme të paktën në këtë fazë. Pasi që, edhe nëse zgjidhet nyja e Kuvendit, në këto momente, VV-ja si parti e parë që ka të drejtën e mandatarit, s’i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Enver Hasani për Kurtin: Është anti-amerikan me bindje, i ekstremit të majtë – e fsheh veç për sentiment të popullit
Kryesore

Enver Hasani për Kurtin: Është anti-amerikan me bindje, i ekstremit të majtë – e fsheh veç për sentiment të popullit

27/09/2025 - 22:14
Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales – me Thaçin nuk dëgjohem shpesh
Kryesore

Rama: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Speciales – me Thaçin nuk dëgjohem shpesh

27/09/2025 - 21:49
Çeku me numër gjigant: 240 autobusë me korsi të veçantë për zgjidhje të trafikut
Kryesore

Çeku me numër gjigant: 240 autobusë me korsi të veçantë për zgjidhje të trafikut

27/09/2025 - 21:06
Kapja e armëve në veri, Sveçla: S’ka më strehë për kriminelët
Kryesore

Kapja e armëve në veri, Sveçla: S’ka më strehë për kriminelët

27/09/2025 - 20:12
Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP
Lajme

Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP

27/09/2025 - 19:34
“Unë e kam njoftë rojën”, Luizi shpërthen në lot pas vdekjes së punonjësit të Top Channel
Lajme

Luiz Ejlli merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit që vdiq në aksident trafiku

27/09/2025 - 18:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    707 Shpërndaje
    Shpërndaje 283 Tweet 177
  • Policia arreston dy serbë në Koshare, njëri nga është ushtar aktiv në Serbi – U kapën nga dy ish pjesëtarë të UÇK-së

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Juventusi publikon listën për ndeshjen ndaj Atalantës – Edon Zhegrova pjesë e saj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Policia: Motoçikleta ku ndodhej vëllai i Gjestit tejkaloi shpejtësinë në kthesë e u përplas me veturën në anën tjetër

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë