Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-avokati i Ramush Haradinajt: Në Tribunalin e Hagës treguam se UÇK-ja nuk kishte komandë efektive, Shtabi i Përgjithshëm “në hënë”

25/09/2025 - 18:35
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-avokati i Ramush Haradinajt: Në Tribunalin e Hagës treguam se UÇK-ja nuk kishte komandë efektive, Shtabi i Përgjithshëm “në hënë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Strategjia e mbrojtjes në Gjykatën Speciale të Hagës, u kthye në një diskutim më tepër politik, se juridik në Kosovë. Fakti se kush ka luftuar e kush jo, dominoi diskutimet publike pas dëshmisë së James Rubin, Paul Williams dhe John Duncan. Megjithatë, një taktikë e njëjtë mbrojtëse, ishte praktikuar edhe në Tribunalin e Hagës. Nacionale ka realizuar një intervistë me avokatin e Ramush Haradinajt në Hagë, dhe sjell detaje.

Michael O’Reilly për vite të tëra, kishte qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës. Aso kohe, O’Reilly me figura të njohura avokatie si Benn Emmerson e Rodney Dixon, kishin përballë dy pretendime të Prokurorisë së Tribunalit për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi. E para ishte që Ramush Haradinaj kishte komandë të plotë të zonës së Dukagjinit, dhe e dyta se vetëm Ushtria Çlirimtare te Kosovës ishte përgjegjësë për vrasjet e njerëzve, ndërlidhur me rastin në “Liqenin e Radoniqit”.

“Strategjia e Mbrojtjes ishte të provonte se asnjëra nga teoritë e çështjes së Prokurorisë nuk ishte e saktë”, thotë për Nacionalen ish-avokati i Haradinajt, O’Reilly.

Taktikën që e shfrytëzuan O’Reilly me avokatët e tjerë me renome ndërkombëtare ishte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një komandë efektive. Ngjashëm siç sot po e praktikon mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me emra avokatësh, pak a shumë të ngjashëm.

“Sa i përket teorisë së parë, pa thirrur kurrë dëshmitarë të mbrojtjes, mbrojtja tregoi, përmes pyetjeve të dëshmitarëve të prokurorisë, se UÇK-ja ishte një organizatë vullnetare pa linja kontrolli ose komande efektive, dhe se Ramush Haradinaj ishte, për të përdorur fjalët e tij, ‘komandant i të gjithë atyre që dëshironin të bindeshin’. Përveç kësaj, dëshmitarët e prokurorisë dëshmuan se sjellja personale e Ramush Haradinajt ishte gjithmonë shumë e disiplinuar dhe mbrojtëse ndaj popullsisë lokale. Shkurt, ai nuk kreu krime dhe nuk urdhëroi, toleroi ose fshehu kryerjen e krimeve”, ka thënë O’Reilly për gazetën Nacionale.


Lidhur me aspektin tjetër kyç të akuzave nga Prokuroria, avokati i njohur shton se asnjëherë nuk pati prova të cilat treguan se UÇK-ja kishte kontroll të plotë në të gjitha zonat, dhe se do të mund të ishte përgjegjëse për të gjitha krimet e pretenduara.

“Sa i përket teorisë së dytë të akuzës – Zona e Kontrollit Total – provat ushtarake nga KFOR-i dhe burime të tjera – treguan në mënyrë bindëse se diçka e tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Për më tepër, provat e ekspertëve vërtetuan se shumë nga njerëzit, trupat e të cilëve u gjetën në kanal, kishin qenë nën kujdesin serb, se shumë nga trupat ishin varrosur diku tjetër dhe më pas ishin zhvarrosur para se të zhvendoseshin në zonën e Liqenit të Radoniqit”, tha ai.

Pavarësisht se rasti i Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës, mbulon periudhë tjetër krahasuar me atë të Haradinajt në Tribunal, argumentet kryesore të dy prokurorive janë ndërlidhur me “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”. O’Reilly konstaton se në Tribunalin e Hagës u vërtetua që Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë autoritet mbi Ramush Haradinaj si komandant të zonës.

“Megjithatë, komanda e përgjithshme dhe natyra e UÇK-së u vunë nën shqyrtim dhe u bë e qartë se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte ndikim ose autoritet mbi Haradinajn. Në fakt, ishte e qartë se, në përgjithësi, ai e injoronte Shtabin e Përgjithshëm. Përsëri, për të përdorur fjalët e tij, Shtabi i Përgjithshëm (të cilin ai e quante Divizioni Politik) mund të kishte qenë ‘në hënë’”, thotë më tutje avokati që ishte pjesë e mbrojtjes së Haradinajt në Hagë.

Por, a kishte kontroll të plotë Haradinaj në krejt zonën e Dukagjinit, ashtu siç pretendonte atëherë Prokuroria, dhe tash kjo e Specializuar me akuzat kundër Thaçit, Selimit, Krasniqit e Veselit? O’Reilly thekson se vlerësimi për Haradinajn nga ushtarët ishte nga respekti, e jo nga pozita e komandantit të vëqrtetë.

“Provat treguan se një kontroll i tillë siç ushtroi Haradinaj buronte nga respekti për aftësitë e tij si luftëtar dhe udhëheqës, dhe se vlerësimi i tij për rolin e tij si Luftëtar dhe jo si komandant ishte i vërtetë. Ngjarjet në Gllogjan më 24 mars 1998 ishin të rëndësishme në gjenerimin e respektit për Haradinajn dhe popullin e tij. Luftëtarët vinin e iknin nga UÇK-ja: ndonjëherë luftëtarët duhej të largoheshin për periudha javësh për t’u kujdesur për familjet ose fermat e tyre. Koncepti i ‘dezertimit’ nuk kishte kuptim. Provat treguan se UÇK-ja në atë kohë kishte shumë pak ngjashmëri me një organizatë ushtarake konvencionale”, deklaron avokati Michael O’Reilly.

Ngjashëm me fjalët e O’Reilly, po funksionon edhe sot mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës. Avoktët e Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit, synojnë ta dëshmojnë se nuk ka ekzistuar zinxhir i qartë komandues, aktgjykim i cili ishte konfirmuar nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Me këtë bazë, dëshmuan edhe James Rubin, Paul Williams e John Duncan.

JU REKOMANDOJMË

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi
06/07/2026 - 22:33

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe...

Më shumëDetails

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj
06/07/2026 - 22:10

Arton Demhasaj ka thënë se nëse flasim për dozën e popullizmit, Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin.“Me popullizëm e shmekerizëm, Përparim Rama mendoj se mund t’ia...

Më shumëDetails

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë
06/07/2026 - 21:57

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të...

Më shumëDetails

S’ka kolona nëpër kufi, pritjet 5 minuta

Paralajmërimet për protestë të serbëve në afërsi të Jarinjës, gjendja vëzhgohet edhe nga ajri
06/07/2026 - 21:21

Për të hyrë ose dalë nga pikat kufitare tokësore në vend, nuk ka nevojë të pritet në kolonë, sipas përditësimit të fundit të Qendërs Kombëtare për Menaxhim Kufitar....

Më shumëDetails

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar
06/07/2026 - 20:40

Bizmeni kontrovers Nadir Çausholli, me precedentë penalë dhe disa dosje të hapura penale për vjedhje dhe skema mashtrimi me ilaçe, ka kanosur paraditen e sotme biznesmenin M. L.,...

Më shumëDetails

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?
06/07/2026 - 20:31

Kryeparlamentari i Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet me ShBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit që vendi i tij nënshkroi me Shtetet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë