Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli anulon vendimin e Themelores për hudhje të aktakuzës ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpërlarje parash

25/09/2025 - 21:02
në Lajme
A A
Apeli anulon vendimin e Themelores për hudhje të aktakuzës ndaj Allajbeut, Llukës dhe të tjerëve për shpërlarje parash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin ishte hudhur poshtë aktakuza Prokurorisë Speciale ndaj Ekrem Llukës, Korab Llukës, Klodian Allajbeut, Igli Larashit dhe Edlira Malajt, si dhe tre personave juridikë “American Hospital Kosova”, “Medbrand KS” dhe “Qendra Kardiale e Kosovës”, lidhur me akuzën për shpëlarje parash përmes falsifikimit të dokumenteve. Apeli ia ktheu Themelores rastin në rivendosje.

Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiale të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeu aksionar dhe përfaqësues ligjor i “American Hospital Kosova” me Igli Larashin, drejtor ekzekutiv në atë Spital, si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj akuzohen se kanë shpëlarë para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës. Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga ATK dhe Prokuroria Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe sipas detyrës
zyrtare, ANULOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special,
PS.nr.101/24, i datës 27.05.2025, dhe çështja i kthehet Gjykatës së shkallës së parë në rivendosje”, thuhet në vendimin e Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte hudhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Ekrem Llukës, Korab Llukës, Klodian Allajbeut, Igli Larashit dhe Edlira Malajt, si dhe tre personave juridikë “American Hospital Kosova”, “Medbrand KS” dhe “Qendra Kardiale e Kosovës”, lidhur me akuzën për shpëlarje parash përmes falsifikimit të dokumenteve.

Kundër aktvendimit të Themelores, në afat ligjor ankesë kishte paraqitur PSRK-ja për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vlerësimit të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike. Propozoi që Apeli ta aprovojë në tërësi ankesën ndërsa aktvendimin ta ndryshojë dhe të lejojë që aktakuza ndaj të pandehurve të kalojë në shgyrtim gjyqësor apo ta anulojë dhe çështjen ta kthejë në rivendosje.

Përgjigje në ankesën e Prokurorisë kanë paraqitur mbrojtësit e të akuzuarve: mbrojtësi i personit juridik “American Hospital Kosova” Sh.p.k., avokati Virtyt Ibrahimaga, mbrojtësi i të pandehurës Edlira Galanxhi-Malaj, avokati Naim Rudari, mbrojtësi i të pandehurit Klodian Allajbeu, avokati Ilaxhi Dërguti, mbrojtësi i të pandehurit Ekrem Lluka, avokati Dastid Pallaska, mbrojtësja e personit juridik “Qendra Kardiale e Kosovës”, Sh.p.k., avokatja Vjosa Shkodra, mbrojtësi i personit juridik “Medbrand KS”, Sh.p.k., avokati Hajzer Salihu dhe mbrojtësi i të pandehurit Korab Lluka, avokati Hasan Shala.

Të gjithë të lartpërmendurit kanë propozuar të refuzohet ankesa e Prokurorisë dhe të vërtetohet aktvendimi i ankimuar.

Kurse, Prokuroria e Apelit me parashtresën e 22 korrikut 2025, ka propozuar qe të aprovohet ankesa e PSRK-së, ndërsa të refuzohen si të pabazuara përgjigjet në ankesë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve të paraqitura në ankesë dhe përgjigjet në ankesë, Apeli gjeti se ankesa është e bazuar.

Gjetjet e Apelit:

Shkalla e dytë me vendimin e 16 shtatorit 2025 gjeti se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 2, nënparagrafët 2.1 të KPP-së, pasi gjykata e shkallës së parë ka zbatuar gabimisht dispozitat e nenit 248, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KPP-së, duke hedhur aktakuzën dhe pushuar procedurën ndaj të pandehurve për shkak të parashkrimit absolut të veprave penale në aktakuzë.

Sipas Apelit, shkalla e parë aplikoi gabimisht Ligjin Penal, shkelje këto që kanë kushtezuar anulimin e aktvendimit të ankimuar.

Kolegji gjen se nga përmbajtja e aktakuzës, të pandehurit akuzohen për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara në periudhën 2021 dhe 2023, e jo në kohën kur pretendohen se këto dokumente janë përpiluar (2014-2015).

“Në dispozitivët I, II, III, V dhe VI të aktakuzës, të pandehurit inkriminohen për veprime që kanë përdorur dokumente të falsifikuara duke prezantuar kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera të falsifikuara para Administratës Tatimore të Kosovës dhe Policisë së Kosovës gjatë marsit 2021 dhe qershorit 2023, me qëllim përfitimi financiar dhe justifikimi të transaksioneve”, thuhet në vendim.

Sipas Apelit, Themelorja veproi jashtë veprimeve të aktakuzës- përkatësisht jashtë periudhës kohore për të cilën akuzohen të pandehurit, duke interpretuar dhe ndryshuar gabimisht gjendjen faktike dhe duke konstatuar në mënyrë të pasaktë arritjen e parashkrimit absolut të veprave penale të përshkruara në aktakuzë, gjë e cila çoi në aplikim të gabuar të Ligjit Penal.

Gjithnjë sipas Apelit, Themelorja s’ka bërë vlerësim juridik të plotë të elementeve të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, e cila përfshin qartë edhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara si formë të kryerjes së veprës penale.

Përmbushja e elementeve të kësaj vepre, Apeli thotë se nuk lidhet vetëm me datën e përpilimit të dokumentit, por edhe me momentin e përdorimit të tij për të krijuar pasoja juridike ose përfitime të kundërligjshme.

“Duke mos e vlerësuar këtë element dhe duke e lidhur gabimisht kohën e kryerjes së veprës vetëm me datën e dokumentit, gjykata e shkallës se parë ka ndërtuar një arsyetim të gabuar mbi parashkrimin absolut dhe ka arritur në përfundime të pabazuara”, vlerëson Apeli.

Andaj, kolegji i Apelit vlerëson se shkalla e parë ka berë një interpretim të gabuar mbi kohën e kryerjes se veprave penale në akuzë, me ç’rast ka zbatuar gabimisht edhe Ligjin Penal, duke iu
referuar Kodit Penal Nr: 04/L-082 të vitit 2012, i cili ka qenë në fuqi deri më 17 shkurt 2019.

Aty thuhet se Themelorja erdhi në përfundim të gabuar se për veprat penale për të cilat ngarkohen të pandehurit për pikat e lartpërmendura ka arritur parashkrimi absolut, ndonëse nga aktakuza rezulton se veprat për të cilat ngarkohen të pandehurit pretendohet se janë kryer gjatë viteve 2021
dhe 2023, kohë kur ishte në fuqi Kodi Penal Nr. 06/L-074 i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë
në fuqi më 17 shkurt 2019 dhe nuk rezulton se për këto vepra ka arritur parashkrimi absolut.

“Po ashtu, kolegji vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka interpretuar dhe aplikuar gabimisht
nenin 3 të Kodit Penal Nr. 06/L-074, duke u bazuar në Kodin Penal Nr. 04/L-082 të vitit 2012 si
ligi më i favorshëm, ndonëse veprat për të cilat akuzohen të pandehurit pretendohet të jenë kryer
pas hyrjes në fuqi të Kodit Penal Nr. 06/L-074, më 17.02.2019. Në këtë situatë, ligji i zbatueshëm është pikërisht Kodi Penal i vitit 2019, pasi ai ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale, ndërsa referimi në Kodin e vitit 2012 për të konstatuar parashkrim absolut përbën aplikim të gabuar të ligjit penal dhe mungesë baze faktike e juridike për një përfundim të tillë”, thuhet në vendim.

Sips Apelit, meqenëse aktvendimi i Themelores është përfshirë në shkeljet e lartpërmendura, kjo drejtpërdrejt ka ndikuar që të mos bëhet një vlerësim i drejtë dhe i ligjshëm lidhur me kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe veprën penale të pastrimit të parave.

Të ngjajshme
Gjykimi për vrasjen e vjehrrit- Prokuroria kërkon dënimin e…
25 Sht, 2025, 18:53
“Qielli i thyer”- Nga një muaj paraburgim ndaj…
25 Sht, 2025, 17:24
Pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, dënohet me…
25 Sht, 2025, 14:49
Kjo Gjykatë gjen se Themelorja ka dështuar të japë arsye të qarta dhe të plota lidhur me këto pika të akuzës, si dhe nuk ka bërë nje vlerësim të drejtë dhe të bazuar në prova për materialet e bashkëngjitura aktakuzës.

Andaj, shkalla e dytë thotë se këto mangësi procedurale dhe materiale ndikuan në mënyrë vendimtare në anulimin e aktvendimit të ankimuar.

Në rivendosje, Apeli thotë që Themelorja duhet të eliminojë shkeljet e evidentuara, të përcaktojë saktë kohën e kryerjes së veprave penale dhe të zbatojë Ligjin Penal në fuqi. Po ashtu, të bëjë vlerësimin e plotë të provave të bashkëngjitura të aktakuzës, të rishqyrtojë kundërshtimet ndaj provave dhe kërkesat për hudhje të aktakuzës të paraqitur nga mbrojtja dhe të japë arsyetim të qartë e të plotë ligjor duke nxjerrë vendim të drejtë e të bazuar në ligj.

Në seancën fillestare më 20 mars 2025, Ekrem Lluka, Korab Lluka, Klodian Allajbeu, Igli Larashi dhe Edlira Malaj, ishin deklaruar të pafajshëm.

Në aktakuzën fillestare të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, janë dhënë detaje se si këta pesë persona pretendohej se kishin prezantuar fatura dhe dokumente me subjekte që nuk ishin të regjistruara, me qëllim që të legjitimonin transaksionet bankare dhe të përfitonin mbi 3 milionë euro.

Edlira Malaj ngarkohet se ka falsifikuar dokumentin pasi si pronare e “Medbrand KS” kishe përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, Malaj kishte përdorur dokumentin e falsifikuar- kontratën për shitblerje në mes të “Medbrand KS” dhe “American Hospital Kosova” e lidhur më 23.10.2014, ani pse “Medbrand KS” nuk kishte qenë si subjekt i regjistruar në atë kohë kur thuhet se është arritur marrëveshja.

Klodian Allajbeu aksionar në “American Hospital Kosova” dhe drejtori i këtij spitali, Igli Larashi akuzohen për falsifikim të dokumenteve, me arsyetimin se kishin përdorur dokumente të falsifikuara për shit-blerjen në vlerë prej 4, 703, 999, 98 (4.7 milionë euro) të datës 23.10.2014 në mes të shitësit “Medbrand Ks” dhe blerësit “American Hospital Kosova” dhe të njëjtat dokument ia kishin prezantuar Administratës Tatimore të Kosovës. Në kohën kur është nënshkruar marrëveshje për shit-blerje, sipas aktakuzës, “Medbrand KS” nuk ishte si subjekt i regjistruar.

Pika tjetër e aktakuzës i ngarkon Edlira Malajn, Igli Larashin dhe Korab Llukën i cili ishte përfaqësues i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se kanë nënshkruar dokumente të falsifikuara dhe me përmbajtje të rreme. Ata ngarkohen se nënshkruan në mars të vitit 2021 “Kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 23.12.2020 dhe e përdorën duke ia dorëzuar ATK-së, me qëllim të vënies në lajthim se kinse kishin nënshkruar para se ATK kishte filluar procedurat hetimore ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Malaj, Larashi dhe Lluka kishin kryer këtë veprim me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të pagesës prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro nga ana e “American Hospital Kosova” dhe “Qendrës Kardiake të Kosovës”.

Veç kësaj, pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Klodian Allajbeun, Edlira Malajn dhe Korab Llukën për nënshkrimin e dokumentit të falsifikuar dhe të rremë si “Aneks kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 22.03.2021 me qëllim të legjitimimit të mosdeklarimit të faturës mes “American Hospital Kosova” dhe “Qendrës Kardiake të Kosovës” në vlerë prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro.

Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon Edlira Malajn dhe Ekrem Llukën si pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se në bashkërkeyrje kanë nënshkruar dokument të falsifikuar dhe të rremë dhe të njëjtin ia kanë paraqitur AKT-së me qëllim që ta vëjnë në lajthim ATK-në se kinse shitblerjen e pajisjesve nga “Qendra Kardiake e Kosovës” te “Medbrans Ks”.

Pika tjetër e aktakuzës e ngarkon sërish Edlira Malajn bashkë me Korab Llukën për nënshkrim të dokumenteve të flasifikuara dhe të rreme me qëlllim që ta vëjnë në lajthim ATK-në me qëllim për të justifikuar mosdeklarimin e faturës në vlerë prej 1.572.842.000 (1.5 milionë) euro.

Klodian Allajbeu akuzohet se kishte përdorur tri dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Policinë e Kosovës me qëllim të vënies në lajthim të Policisë dhe Prokurorisë për blerje të pajisjeve nga “Medbrand KS” ne vlerë prej 4.703.999.98 euro, ishte marrë nga Bordi i “American Hospital Kosova” më 20 tetor 2014, edhe pse ishte në dijeni se me këtë datë “Medbrand KS” nuk ekzistonte si subjekt i regjistruar.

Pika tjetër i ngarkon sërish Edlira Malajn, Klodian Allajbeun dhe Igli Larashin, Ekrem Llukën dhe Korab Llukën se duke përdorë dokumente të falsifikuara arrijnë të realizojnë para të paligjshme në vlerë prej 3.482.000.00 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pesë të akuzuarit, duke përdorur dokumente të falsifikuara arrijnë të maskojnë, të fshehin natyrën e burimit të vërtetë, t’i konvertojnë dhe transferojnë nga një llogari e biznesit në llogarinë e biznesit tjetër, në llogari personale brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i marrë më vonë në posedim dhe shfrytëzim si para të ligjshme.

“Ashtu që e pandehura Edlira Malaj pasi themelon subjektin “Medbrand KS”, më 05.11.2014 se bashku me të pandehurin Klodian Allajbeu dhe Ekrem Llukën përpilojnë dokumentin e falsifikuar “Kontratë për shitblerje” datë 30.05.2014 sipas të cilit subjekti juridik “Medbrand KS” kinse dhe me qëllim të ekzekutojnë kontratën e lartëcekur gjatë vitit 2015 lëshojnë në qarkullim edhe dy fatura të falsifikuara të datës 24.07.2015 në vlerë 1.572.842.00 euro të lëshuar nga “Qendra Kardiake e Kosovës për “Medbrand Ks” dhe faturën e datës 27.07.2015 në vlerë prej 4.709.999.98 euro, të lëshaur nga “MEdbrand Ks” për American Hospital Kosova”, thuhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, Malaj kishte përfituar shumën prej 3.131.158.00, ku pjesën më të madhe të këtyre mjeteve i transferon dhe i tërheq në Republikën e Shqipërisë si dividentë. Një pjesë të këtyre mjeteve i kishte transferuar në Austri në llogari të saj dhe të djalit të saj Rigers Malaj.

Kështu, aktakuza i ngarkon për shpëlarje të parave Klodian Allajbeun, Ekrem Llukën, Korab Llukën, Igli Larashin dhe Edlira Malajn.

“Nga data 10.08.2015 në vazhdimësi deri në vitin 2023, subjektet juridike të pandehura 1. “Medbrand KS” Sh.p.k me person përgjegjës njëherit pronare Edlira Malaj, 2. “American Hospital Kosova” Sh.p.k me persona përgjegjës njëherit aksionar dhe përfaqësues ligjor Klodian Allajbeu dhe drejtor ekzekutiv Igli Larashi, 3. “Qendra Kardiale e Kosovës” Sh.p.k me persona përgjegjës njëherit pronar dhe përfaqësues ligjor Ekrem Lluka dhe Korab Lluka, duke përdorur dokumente të falsifikuara të përshkruara si në dispozitivin “I deri VII”, arrijnë të realizojnë të hyra ose para të paligjshme në vlerë 3,482,000.00 Euro, të cilat para pastaj me qëllim që të duken si të ligjshme, duke i përdorur dokumente të njëjta, arrijnë ti maskojnë dhe t’ia fshehin natyrën ose burimin e vërtetë dhe ti konvertojnë (të blejnë prona të paluajtshme), transferojnë nga një llogari e biznesit në llogarinë e biznesit tjetër, në llogari personale të pronarëve brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe ti shfrytëzojnë si para të ligjshme”, thuhet më tej në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, ata në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”, e përcaktuar në nenin 308 lidhur me nenin 40 dhe 81 të KPRK-së nr. 04/L-082 dhe lidhur me nenin 56 par.1 nën par.1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty
29/07/2026 - 22:51

Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje...

Më shumëDetails

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët
29/07/2026 - 22:46

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje mortore...

Më shumëDetails

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës
29/07/2026 - 22:15

Gazetari Betim Musliu tha se në fshatin Dren afër Zubin Potokut “ka qenë dyshimi kryesor që kjo varrezë ekziston te livadhi, te dardha e egër”, derisa shpalosi detaje...

Më shumëDetails

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte
29/07/2026 - 22:11

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka paralajmëruar para pak çastesh se Rusia është duke përgatitur një sulm masiv. Për këtë, ai ka njoftuar në një postim në rrjetet...

Më shumëDetails

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar

Ferati i bindur: Abdixhiku do ketë mbështetje edhe më të madhe se në janar
29/07/2026 - 21:56

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka shprehur besimin e tij se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të marrë mbështetje edhe më të madhe sesa në...

Më shumëDetails

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit
29/07/2026 - 21:34

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pas rrëzimit të vinçit në Prishtinë, Prokuroria ndalon përgjegjësin e kompanisë ndërtuese “Vllezërit Asllani” dhe dy persona të tjerë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë