Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flamurin e ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë, aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes e mosdurimit

26/09/2025 - 12:19
në Lajme
A A
Flamurin e ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë, aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes e mosdurimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, të identifikuar me inicialet D.B. dhe E.B., për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit akuzohen se përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe “TikTok” kanë shpërndarë përmbajtje që nxisin urrejtje ndërmjet grupeve fetare, duke promovuar ideologji ekstreme dhe duke përkrahur publikisht organizatën terroriste ISIS.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit kanë publikuar thirrje për pjesëmarrje në luftëra të armatosura dhe në atë që e kanë cilësuar si “luftë për xhihad”. Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se ata kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre dhe kanë shkruar grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë, veprime që konsiderohen si kërcënim për rendin publik.

D.B. akuzohet se ka shfaqur qëndrime refuzuese ndaj personave që nuk e praktikojnë fenë sipas bindjeve të tij dhe se ka postuar materiale me përmbajtje fyese ndaj pjesëtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të vazhdohet masa e paraburgimit për D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak për E.B./Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

Pritje madhështore për Ferit Idrizin nga banorët e lagjeve Silnica dhe Viciana!
Lajme

Pritje madhështore për Ferit Idrizin nga banorët e lagjeve Silnica dhe Viciana!

28/09/2025 - 21:46
Çeku: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Kryesore

Çeku: Serbia arsye për dallimet me partnerët, Qeverinë Kurti 3 do ta kemi brenda 15 ditëshit pas konstituimit të Kuvendit

28/09/2025 - 21:32
Kurti: Gjatë mandatit tonë katërvjeçar, paga në sektorin publik u rrit me 46%
Kryesore

Kurti: Gjatë mandatit tonë katërvjeçar, paga në sektorin publik u rrit me 46%

28/09/2025 - 21:24
Kurti nga ShBA: Nuk bëj kompromise në veri, shkëputja e Serbisë nga Rusia s’është problemi im
Kryesore

Kurti nga ShBA: Nuk bëj kompromise në veri, shkëputja e Serbisë nga Rusia s’është problemi im

28/09/2025 - 20:53
Personi që ra në bunar në Lybeniq është nga ky fshat i Gjakovës
Kryesore

Personi që ra në bunar në Lybeniq është nga ky fshat i Gjakovës

28/09/2025 - 20:17
Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK
Lajme

Memli Krasniqi në veri: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK

28/09/2025 - 18:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    729 Shpërndaje
    Shpërndaje 292 Tweet 182
  • Personi që ra në bunar në Lybeniq është nga ky fshat i Gjakovës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Sjellje jokorrekte e pandershmëri”, tërhiqet nga gara kandidati i VV-së për asamble në Ferizaj

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Shefi i ChatGPT parashikon se kur Inteligjenca Artificiale mund të kurojë kancerin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë