Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga LDK, Ekrem Hyseni, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të kryetarit aktual Shpejtim Bulliqi.
Gjatë një debati televiziv Hyseni ka akuzuar Bulliqin se kanë hapur me shumë bujë ambulantën specialistike por që aty nuk ofrohen shërbimet e rëntgenit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se ky është një mashtrim i dyshes Bulliqi Kurti, dhe se bënë bujë për fushatë elektorale por që në fakt aty nuk ofrohen shërbimet e rëntgenit.
Hyseni ka sfiduar Bulliqin duke thënë se nga studio mund të shkojnë në këtë ambulantë dhe nëse merren shërbime të rëntgenit atëherë do të tërhiqet nga gara./Veriu.info/













