Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP

27/09/2025 - 19:34
në Lajme
A A
Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gruaja e njeriut kryesor, Altin Sahiti, të cilin Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e delegoi në institucionin kryesor publik të arsimit të lartë, Universitetin e Prishtinës, përmes ushtrimit të ndikimit të bashkëshortit të saj prej “pushtetari” është punësuar në shtet. Ani pse në mënyrë jo ligjore, në kundërshtim me kërkesat formale të konkursit dhe pa një vendim të vlefshëm për pezullim të kohëzgjatjes së studimeve, Miranda Lutfiu Sahiti, ka arritur që përmes Ministrisë së Shëndetësisë, të angazhohet si specializante në Institutin e Shëndetit Publik.
Krejt kjo, u mbulua me dokumente të tjera, të lëshuara nga Universiteti i Prishtinës, që drejtohet nga Arben Hajrullahu, në kohën kur në krye të Këshillit Drejtues ishte bashkëshorti i saj, Altin Sahiti. Insajderi ka siguruar edhe komunikime të tij që ngrenë dyshime për kërkesë për falsifikim dokumenti.

Tash e katër vite ai është njeriu kryesor në Universitetin publik të Prishtinës (UP). Është denoncuar edhe në Prokurori për, sipas denoncuesit, konsumim të veprës penale. Por, a është ndalur vetëm me kaq?

Një hulumtim i Insajderit gjen që gjashtë periudhës sa Altin Sahiti, njeriu që e dërgoi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në Këshillin Drejtues, si organ dhe autoritetit kryesor qeverisës i UP-së, ushtronte funksionin e “kryesorit”, bashkëshortja e tij, Miranda Lutfiu Sahiti, kishte arritur që nga i njëjti institucion (UP) të pajisjes me dokumente të cilat i kanë shërbyer drejtpërdrejtë për t’u pajisur me kontratë punësohet në shtet.

Ajo përmes Ministrisë së Shëndetësisë,  u angazhua si specializante në Institutin e Shëndetit Publik (IKSHKP). Dhe, komunikimet që ka siguruar Gazeta Insajderi, dëshmojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë dhe shfrytëzimin e autoritetit zyrtar të Altin Sahitit, për ta rregulluar dhe kompletuar në mënyrë të dyshimtë dokumentacionin e pa rregullt e të pa kompletuar lidhur me kërkesat formale të konkursit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, për mos plotësimin e të cilave ishte refuzuar bashkëshortja e tij, Miranda Luftiu Sahiti, për t’u pranuar pastaj përmes ankesës drejtuar Bordit Qendror për Shkollim Specialistik.
Nevoja e tij për të u përfshirë në këtë punë kishte lindur pasi që bashkëshortja e tij, ish-studentet e UP-së, kishte ndërprerë studimet për dy vite akademike, duke tejkaluar kohëzgjatjen e studimeve, por nuk kishte dokument si dëshmi që ajo këtë e kishte bërë në mënyrë të ligjshme, në emër të suspendimit të përkohshëm të statusit të studentit, për arsyet dhe sipas procedurës së paraparë me Statut.

Statuti i vjetër i UP-së që përcakton se në cilat raste dhe për cilat arsye studenti i rregullt e humbet statusi, siç mund të kishte ndodhur me Miranda Lutfiu Sahitin, e cila nuk ka dëshmi se ka parashtruar kërkesë dhe se i ishte miratuar suspendimi i përkohshëm nga statusi i studentit të rregullt. Rastet të cilat parashiheshin janë: largimi nga studimet; mos përfundimi i studimeve; tejkalimi i periudhës sa dyfishi i kohëzgjatjes së studimeve; përjashtimi si masë disiplinore; dhe të tjera si në dispozitat e Statutit.

Por, ka një përjashtim. Pika 5 e nenit 150 parashihte që “studenti mund të kërkojë suspendim të përkohshëm nga statusi i studentit të rregullt në rastet e dëshmuara si të sëmundjes së rëndë; kujdesi për fëmijët nën moshën tri vjeçare; shtatzënësisë dhe lehonisë; tjera të justifikuara. Vendimin përfundimtar e merr dekani i njësisë akademike”.

Siç mund të kuptohet nga ankesa e deponuara në Ministrinë e Shendetësisë, Miranda Luftiu Sahiti, nga viti 2017- 2019 kishte munguar, duke konstatuar suspendim të përkohshëm të statusit të saj të studentit të rregullt dhe duke pretenduar në mos llogaritje të kohëzgjatjes së studimeve përgjatë periudhës në fjalë. Pas shumë kërkesave që ka bërë Gazeta Insajderi, askush nga përgjegjësit e kontaktuar nuk ka arritur të dëshmoj ekzistencën e një kërkesë të të njëjtës për suspendim të përkohshëm dhe të një vendimi të njësisë akademike.

Aty ekziston vetëm një vërtetim i cili i është lëshuar asaj për “nevoja personale dhe aplikim për punësim”, me datë 25.07.2023, që në fakt i është nevojitur për lëndën e ankesës kundër vendimit për refuzimin e pranimit të saj si specializante.

Hulumtimi i Insajderit gjen që në këtë procedurë ka qenë i përfshirë njeriu më i pushtetshëm në UP, bashkëshorti i saj, Altin Sahiti, kryesuesi i Këshillit Drejtues.

Në një komunikim privat që ai i kishte dërguar një zyrtari të UP-së, përfshihen edhe dokumente.

Në komunikim, ai dërgon ankesën që ishte bërë e vërtetimin që ishte lëshuar nga Fakulteti i Mjekësisë, me konstatimin se Miranda Lutfiu Sahiti i kishte suspenduar studimet, por pa vendim të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë. Ndërkohë, në komunikim përmendet edhe një situatë që ngre dyshimin se Altin Sahiti, duke qenë kryesori në UP, i kishte kërkuar sekretarit të Fakultetit të Fakultetit të Mjekësisë, krijimin e një përmbajtje të re apo të një dokumenti jo ekzistent.

“Këtu Sekretari i FM, ka përshkruar 2 vitet e suspendimit dhe është mirë rreth këtij Vërtetimi me e bë edhe vendimin, pra 2 vite me i rikthy 2 pikë”, i thotë Sahiti zyrtarit të UP-së.

Gazeta Insajderi e ka pritur për disa ditë edhe Sekretarin e Fakultetit Mjekësisë, z. Visar Muçaj, për të marrë konfirmim nga ai se a ka pasur presion, ose kërkesë nga Sahiti, për ta nxjerrë një vendim të tillë, si dhe vet vërtetimin që dëshmon për pezullimin e statusit të studentit, të znj. Lutfiu Sahiti, pavarësisht mos nxjerrjes dhe mungesës së një vendimi të vlefshëm për vitet akademike 2017/18 dhe 2018/19, sipas kërkesave të nenit 150 dhe nenit 152 të Statutit në fuqi të kohës. Por, z. Muçaj nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se sipas nenit 150 pika 5 nënpika 5.2 të Statutit të UP, të cilit i referohet vërtetimi i nxjerrë nga z. Visar  Muçaj: “5.  Studenti mund të kërkojë suspendim të përkohshëm nga statusi i studentit të rregullt në rastet e dëshmuara si të: 5.1. Sëmundjes së rëndë; 5.2. Kujdesi për fëmijët nën moshën tri vjeçare; 5.3. Shtatzënësisë dhe lehonisë;” Sipas pikës 6: “6. Tjera të justifikuara. Vendimin përfundimtar e merr dekani i njësisë akademike.”

Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP - Insajderi - image 3

As Altin Sahiti nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Derisa IKSHKP-ja ka pasur një përgjigje veç për punën që bën aty tash bashkëshortja e Sahitit.

“Dr. Miranda Lutfiu Sahiti është në specializim nga Epidemiologjia në IKSHPK, bazuar në kontratën që ka e njëjta me Ministrinë e Shëndetësisë. Procedurat e konkursit për marrje të specializimeve udhëhiqen nga Bordi për Shkollim Specialistik në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP - Insajderi - image 4

Në 20 mars 2025, Insajderi raportoi se Altin Sahiti, si kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), ishte denoncuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Denoncimi ishte bërë nga Besfort Krasniqi, pas një vendimi të diskutueshëm për lirimin e tij nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së. Krasniqi pretendonte se vendimi ishte i padrejtë, nuk pasqyronte vullnetin e trupit kolegjial dhe me të ishte legalizuar përmbajtje e rreme. Ai theksoi se më 29 shtator 2024, ishin nxjerrë dy vendime brenda dy orëve me përmbajtje të ndryshme, gjë që ai e sheh si tendencioze dhe vendimmarrje jo të drejtë.

Pas denoncimit, Altin Sahiti dha njëfarë lloj dorëheqjen nga pozita e tij si kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së më 21 korrik 2025. Kjo dorëheqje bëhej e dyshimtë, pasi që ai në një postim të gjatë, ai njoftoi dorëheqjen e tij të parevokueshme, me efekt nga 1 tetori 2025, kur në fakt i skadon mandati edhe ashtu. /Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive

Gërvalla viziton Kalludrën, përcjell nga afër gërmimet për varrezën e dyshuar masive
29/07/2026 - 13:30

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar këtë të mërkurë fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ku institucionet kompetente po zhvillojnë gërmime në një lokacion që dyshohet se...

Më shumëDetails

Lushtaku pas vizitës në Zubin Potok: Arrestimet e serbëve për krime lufte duhet të vazhdojnë

Lushtaku pas vizitës në Zubin Potok: Arrestimet e serbëve për krime lufte duhet të vazhdojnë
29/07/2026 - 13:13

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas vizitës në Zubin Potok, ku po dyshohet për gjetjen e një varreze masive, ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata...

Më shumëDetails

Krasniqi: LDK-së i duhen zgjedhje të brendshme për t’u ringritur

Krasniqi: Kurti, kryekrizetari i Kosovës – dialogu po mbahet në vende bregdetare si Bratisllavë e Ohër
29/07/2026 - 12:52

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në parti, duke vlerësuar se ky proces është i domosdoshëm për...

Më shumëDetails

Kurti s’pranon pyetje rreth zhvillimeve për formimin e institucioneve: S’kam mundësi, kam takim

Kurti s’pranon pyetje rreth zhvillimeve për formimin e institucioneve: S’kam mundësi, kam takim
29/07/2026 - 12:43

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të flasë për situatën aktuale politike në vend. I pyetur për zhvillimet politike dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje...

Më shumëDetails

Prokurorisë i rrëzohet pjesërisht argumenti për rrezik të arratisjes së Rexhep Selimit, por Haga merr vendim për vazhdimin e paraburgimit

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit
29/07/2026 - 12:25

Gjykata e Hagës ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin duke konsideruar se ekziston rreziku për ndërhyrje në proces dhe për kryerje të krimeve të...

Më shumëDetails

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
29/07/2026 - 12:14

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e raportit për krimet e luftës.Përpara të pranishmëve, Kurti tha se gjetjet e këtij raporti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inspektorati i Punës për rënien e vinçit: Punëtori humbi jetën në vendpunishten e kompanisë “Vllezërit Asllani” me pronar Qazim Asllanaj

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Distancohet familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë