Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

29/07/2026 - 12:14
në Lajme
A A
“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e raportit për krimet e luftës.Përpara të pranishmëve, Kurti tha se gjetjet e këtij raporti janë jetike për dokumentimin e krimeve që Serbia kreu në Kosovë, në luftën e fundshekullit të kaluar.

“Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë. Raporti përfaqëson njerëz, jetë, familje dhe histori që nuk mund të reduktohen në numra, por që shteti ynë ka detyrim t’i dokumentojë me saktësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Për periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999, janë dokumentuar gjithsej 12,230 viktima të luftës në Kosovë. Secili numër na flet për të dashurit tonë që na u vranë, familjet që u shkatërruan dhe mungesën e mallin që ndjehet edhe sot” tha Kurti.Kryeministri në detyrë thekson se sa e rëndë është pesha e krimeve serbe, pasi ato u kryen edhe ndaj fëmijëve.
“Veçanërisht e rëndë është pesha e krimeve të kryera ndaj fëmijëve. Raporti dokumenton se në grupmoshën 0–17 vjeç janë: 1,047 fëmijë të vrarë, 94 kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa ende nuk dihet për fatin e vendndodhjen e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë.Vrasja e mbi një mijë fëmijëve, përtej së qeni statistikë tragjike, është plagë e thellë e shoqërisë sonë. Është akuzë e përhershme kundër barbarisë së luftës dhe detyrim për shtetin tonë, që e vërteta të dokumentohet, drejtësia të kërkohet dhe kujtesa të ruhet” shtoi Kurti.
Kurti deklaroi se gjatë muajve mars-qershor u vranë 9,948 njerëz, që përbëjnë rreth 81.3% të të gjitha viktimave të dokumentuara në këtë raport (12,230).Sipas tij, kjo dëshmon për tmerrin që përjetoi popullsia civile gjatë fazës kulmore të luftës.
“Lista është preliminare, por nuk nënkupton se puna është e papërfunduar. Do të thotë se instituti do të vazhdojë ta përditësojë sa herë që sigurohen dokumente ose dëshmi të reja. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar databazë institucionale që i reziston kohës dhe u shërben brezave që vijnë.Prandaj, dua t’u bëj thirrje familjeve të viktimave, institucioneve publike, organizatave dhe çdo qytetari që posedon dokumente ose informacione relevante, të bashkëpunojnë me institutin. Çdo informacion i ri do të trajtohet me seriozitet dhe sipas metodologjisë së njëjtë profesionale.

Sepse pa dokumentim nuk ka kujtesë. Pa kujtesë nuk ka drejtësi. Dhe pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme” shtoi ai.Kurti adresoi edhe zhvillimin e djeshëm në Zubin-Potok, ku nisën gërmimet për një varrezë masive.
“Derisa këto gërmime janë rezultat i punës së institucioneve tona, moszbatimi nga Serbia i Deklaratës së Brukselit për të Zhdukurit me Dhunë, e dakorduar më 2 maj 2023, përkatësisht refuzimi për të hapur arkivat e ushtrisë, është dëshmi se shteti fqinj vazhdon t’i ikë përgjegjësisë për krimet e kryera në vendin tonë gjatë luftës së fundit. Andaj, e përsërisim thirrjen ndaj faktorëve ndërkombëtarë të shtojnë trysninë ndaj Serbisë që, mes tjerash, të ndryshohet vendimi për klasifikim dhe të hapet arkiva e Brigadës së Motorizuar 37 e Ushtrisë Jugosllave, në mënyrë që të kemi informacione për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, tha Kurti.Raporti u përgatit nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë