
Kryetari i Prizrenit që po synon edhe një mandat i ka takuar sot pensionitët, të cilëve në mandatin e parë nuk ua plotësoj këto kushte e tani po u premton transport dhe barna falas, transmeton Gazeta Online Veriu.info
“Pensionistët janë shtylla e shoqërisë sonë, njerëzit që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, prandaj është detyrim i yni t’i trajtojmë me dinjitet” – tha Totaj.
Ai theksoi se në programin 2025-2029, kujdesi për pensionistët do të jetë prioritet i veçantë.
“Do të ofrojmë transport urban pa pagesë, lehtësime në shërbimet shëndetësore, barna esenciale falas dhe mjek kujdestar në ordinancën e shoqatës së pensionistëve” – u shpreh Totaj.