Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

29/09/2025 - 20:31
në Lajme
A A
“5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zyrtarja e Policisë së Kosovës, Nekibe Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga ky institucion pas më shumë se 24 viteve punë aty, duke e arsyetuar vendimin me presion psikologjik nga ish-shefi i saj, nënkolonel Haxhi Krasniqi.

Gazetarja e Reporteri.net, Leonora Kolukaj, e ka intervistuar Maxhunin, ku e njëjta ka folur edhe për vendime të kundërligjshme që janë marrë brenda komisionit për vendosje, komision që merret me shqyrtimin e ankesave të qytetarëe rreth ndëshkimeve në trafik. Ajo ka pretenduar se në stacion ka pasur edhe dhunë ku eprorët janë rrahur mes vete, teksa për dy nga ish-kolegët ka ngritur dyshime për ryshfet.

Maxhuni thotë se problemet kishin filluar 3-4 muaj pasi ishte bërë pjesë e Komisionit për vendosje. Presioni thotë se kishte nisur me zgjedhjen e lëndëve.

“Më ka ba presion të vazhdueshëm. Ka tentu edhe shoqninë me ma dirixhu me kënd me ndejtë unë.  Nuk ke pas ku me u anku për shefin se ai u kanë nënkolonel dhe u kanë i paprekshëm. U thirr te ajo se unë e kom mbështetjen e drejtorisë”, rrëfen ajo.

Ajo akuzon edhe një ish-kolege të saj, që thotë se ishte iniciatore e presionit që bënte Krasniqi ndaj saj.

“Mrenda Komisioni, Haxhia e ka pas një grup të formum. Pjesë kyqe e grupit është togerja Hakide Kida, e cila u kanë edhe mbështetesë edhe iniciatore e gjithë presionit dhe torturës që mu ka bë”.

Maxhuni thotë se ish-shefi i saj ia kishte kontrolluar edhe çantën personale, që e përshkruan si momentin më të rëndë në karrierë. 24 orë pas këtij veprimi, ajo thotë se edhe e mori vendimin për dorëheqje.

“Ma kontrollon çantën personale të krahut.Gjëja me e rëndë që me ka ndodhë në 21 vjet e gjysmë karrierë në Policinë e Kosovës. Pa asnjë arsye. Vjen më thotë zbrase çantën se na kanë humb disa çelësa. 24 orëshin e parë mbas kontrollimit të çantës, kom vendos me dhanë dorëheqje”, ka rrëfyer ajo.

Pretendon se brenda njësisë është ushtruar edhe dhunë fizike.

“Në njësi, janë rreh ata eprorët. Unë s’jam rreh me kërkend. Hakide Kida e ka rreh Xhaviti. Unë jam kanë atë dite në pushim, e kur kam ardhë nesër ai s’më folke. Thanë e ka gjujt Hakidja me digitron….Hakidja shumë herë ka thanë unë i kom gjujt e i kom rreh këtu krejt”.

Akuzon ish-kolegët edhe për ryshfet.

“Haxhia merr pare për me i qit. Në një rast, shoqni mbas shoqenie më ka thanë që ia ka lyp 3 mijë euro për me ia shti landën me ia zgjidh pa rend…Për mua, të dytë janë të dyshimtë për marrje të parave. Në autobus e taxi më ka ndodhë me i ndi njerëzit tu thanë i thash 5 mijë euro, i thash 10 mijë euro për me marrë patent-shoferin”, ka thënë ajo.

Reporteri.net ka kontraktuar edhe me Krasniqin dhe Kidën për të marrë një përgjigje rreth akuzave të Maxhunit, por asnjëri s’kanë pranuar të deklarohen duke kërkuar që pyetjet të adresohen tek Policia e Kosovës.

Nga Policia e Kosovës kanë folur lidhur me akuzat e Maxhunit. Sa i përket kontrollit të çantës thuhet se nuk është arritur që të vërtetohen pretendimet e Maxhunit.

“Gjatë këtij trajtimi administrativ, janë shqyrtuar në detaje, pretendimet e paraqitura nga ankuesja, në ankesën e saj drejtuar Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), si dhe në deklaratën e dhënë gjatë zhvillimit të hetimit. Bazuar në intervistat e realizuara  si dhe nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe shkresave të pranuara gjatë këtij procesi hetimor, nuk është arritur të vërtetohen apo të mbështeten me fakte konkrete pretendimet e parashtruara nga ankuesja, pra çështje konsiderohet e pabazuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me pretendimet për dhunë në stacion, Policia thotë se “lëndë të tilla trajtohen nga institucione tjera të cilave mund t’u drejtoheni për informacione.”

Në letrën e dorëheqjes, Policia thotë se ajo kishte kishte njoftuar për procedurat që do të pasonin në muajin mars 2025 në Oden e Avokateve të Kosovës dhe ajo planifikonte të ishte pjesë e procedurave për licencim nga Oda e Avokateve të Kosovës.

“Nga anëtaret e Komisionit për Vendosje, kërkohet standard i lartë i paanshmërisë dhe profesionalizmit. Paralajmërimi me shkrim i dorëheqjes së zyrtares dhe pjesëmarrja në procedurat e Odes së Avokateve të Kosovës, për një anëtar të rregullt të ‘Komisionit për Vendosje’ është konsideruar Konflikt Interesi (nuk mund të jete askush palë mbrojtëse dhe njëkohësisht edhe vendimmarrës në procedurë për kundërvajtje). E pakënaqur me transferimin, ish zyrtarja kishte parashtruar ankesë në ‘Komisionin e Ankesave’ në kuadër të Policisë së Kosovës. Komisioni i Ankesave, ankesën e kishte refuzuar si të pa bazuar”, thuhet në përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
Kryesore

Departamenti i Shtetit demanton Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij, vendimi për pezullim bazohet në veprimet e qeverisë

29/09/2025 - 23:00
“Nuk kam qenë normal”: Kajtazi ndan një parashikim të vetin për Kurtin në 2020
Lajme

Deklarata e Kurtit në SHBA-Kajtazi: Tashmë jam bindur se ky punon për Serbinë e Rusinë

29/09/2025 - 22:54
Artan Abrashi: Në Prizren do të ketë balotazh, do të jem i suksesshëm përballë Totajt
Lajme

Artan Abrashi: Në Prizren do të ketë balotazh, do të jem i suksesshëm përballë Totajt

29/09/2025 - 22:23
Nisin hetimet për spitalin gjinekologjik “Kestrina”, shkak operimi për heqjen e cistës
Lajme

Nisin hetimet për spitalin gjinekologjik “Kestrina”, shkak operimi për heqjen e cistës

29/09/2025 - 22:03
Artan Abrashi: “Komuna e Prizrenit vuan për ujë, krejt qeverisja ishte e fokusuar në një pjesë estetike”
Lajme

Artan Abrashi: “Komuna e Prizrenit vuan për ujë, krejt qeverisja ishte e fokusuar në një pjesë estetike”

29/09/2025 - 21:56
Përplasje mes Mehollit dhe Tahirit: “Në vend të “Forcës” bën tifo për “Torcidën”, “Forca ka protestuar kundër teje sa ishe kryetar”
Lajme

Përplasje mes Mehollit dhe Tahirit: “Në vend të “Forcës” bën tifo për “Torcidën”, “Forca ka protestuar kundër teje sa ishe kryetar”

29/09/2025 - 21:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

    “5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Qeveri më të poshtër s’ka me pasë Kosova” – Supremja pranon ankesën e PDK-së, refuzon të VV-së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Nga 12 tetori sistem i ri, hyrje e dalje nga BE pa vula në pasaportë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është i dyshuari për aksidentin e rëndë me fatalitet në Suharekë, në veturë kishte shishe birre

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar mjeku psikiatër nga Kosova – përndiqte moderatoren e sportit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë