Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është pritur ngrohtësisht nga kryetari i BIK-ut në Vushtrri së Bashkimi me hoxhallarët.
“Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, u pritëm nga kryetari i BIK-ut në Vushtrri, Dr. Ejup Haziri, së bashku me hoxhallarët.” – shkroi Idrizi.
Ai theksoi se bashkëbiseduan për arritjet e realizuara gjatë këtij mandati.
“Gjatë bashkëbisedimit diskutuam për arritjet e realizuara gjatë këtij mandati, ndërsa morëm edhe falënderime për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur ndër vite.” – shkruan ai.
“Ky bashkëpunim do të vazhdojë me përkushtim edhe në të ardhmen.” – përfundon Idrizi.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1C9zWVYiJP/?mibextid=wwXIfr