Edhe një përplasje tjetër ndodhi mes dy kandidatëve për kryetar të Vushtrrisë, atij të VV-së Sylejman Meholli dhe atij të LDK-së Xhafer Tahiri.
Tahiri ka akuzuar Mehollin se në vend të mbështetjes për tifogrupin “Forca” të Vushtrrisë ai bën tifo për “Torcidën”.
E Meholli ia ka kthyer se “Forca” ka protestuar para komunës së Vushtrrisë kundër Tahirit sa ishte kryetar i komunës.
Madje ai ka shkuar më tutje duke e akuzuar se është tifoz i Milanos./Veriu.info/