
Në një intervistë për CNN, presidenti amerikan Donald Trump tha se Hamas do të përballet me “shkatërrim të plotë” nëse grupi militant palestinez refuzon të dorëzojë pushtetin dhe kontrollin e Gazës.
I pyetur nëse aleati i tij Benjamin Netanyahu është dakord me ndalimin e bombardimeve në Gaza, Trump i tha CNN të shtunën: “Po, për Bibin.”
Në intervistën e transmetuar të dielën, Trump shtoi se pret që së shpejti të dijë nëse Hamas është i përkushtuar ndaj paqes.
Plani i Trump kërkon që Hamas të kthejë të gjithë 48 pengjet – rreth 20 prej të cilëve Izraeli beson se janë ende gjallë – të heqë dorë nga pushteti dhe të çarmatoset, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe ndalimit të sulmeve të Izraelit.
Hamas, sipas CNN-it, ra dakord vetëm për tre pika: lirimin e të gjithë pengjeve, dorëzimin e pushtetit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.