Esat Shala, i njohur për arkivimin e materialeve që lidhen me luftën në Kosovë, ka folur për media pas intervistimit të tij nga Policia. Kjo pasi që Shahin Bush nga Prizreni e ka denoncuar për “kanosje”.
Krejt kjo pasi Shala pretendon se Shahin Bush është një person në një video bashkë me paramilitarë serbë që e kanë kryer Masakrën e Krushës.
Megjithatë Esat Shala shprehet i bindur që personi në video është Shahin Bush.
Ai ka thënë për “Ulpianapress” se kanë folur me fqinjët dhe se e ka konfirmuar edhe shteti që është ai.














