Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese

06/10/2025 - 15:12
në Lajme
A A
A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese, përmes vendimit të saj të 30 shtatorit, vetëm ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, dhe ky proces nuk përfundon pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, thotë njohësi i të drejtës dhe gjyqësisë Kushtetuese.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Indeksonline se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një rikthim i domosdoshëm në standardin kushtetues që ka ekzistuar gjithmonë.

‘’Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një rikthim i domosdoshëm në standardin kushtetues që ka ekzistuar gjithmonë. Praktika dhe normat kushtetuese qartazi përcaktojnë se Kuvendi nuk mund të quhet i konstituar përderisa të gjithë nënkryetarët, përfshirë në rastin aktual, edhe atë nga komuniteti serb, të mos jenë zgjedhur. Kjo nuk përbën ndonjë risi juridike, por është një reafirmim i logjikës themelore të rendit kushtetues të Kosovës, logjikë kjo e cila është tentuar të anashkalohet në mënyrë selektive’’ thotë ai për Indeksonline

Ai shprehet se në vend që të menaxhohej procesi me maturi, u krijua një precedent i panevojshëm, me pretendime se konstituimi përfundon sapo zgjidhet një shumicë e brendshme në Kryesi.

‘’Konsideroj që, në vend se të menaxhohej procesi me maturi, u krijua një precedent i panevojshëm, me pretendime se konstituimi përfundon sapo zgjidhet një shumicë e brendshme në Kryesi. Ky interpretim jo vetëm që është i rrezikshëm për funksionimin e institucioneve, por e zbeh edhe natyrën gjithëpërfshirëse që Kushtetuta kërkon për Kuvendin si përfaqësues të të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve’’, shpreht Cakolli për Indeksonline.

Por a do të zgjidhë ky vendim ngërçin politik?

‘’Se a do ta zgjidhë ky vendim ngërçin politik, varet nga vullneti i akterëve për ta lexuar vendimin me përgjegjësi. Gjykata i ka vendosur detyra të qarta të gjitha palëve – duke përfshirë edhe komunitetet jo-shumicë – që të kontribuojnë në përfundimin e konstituimit dhe funksionalizimin e Kuvendit. Kësisoj, unë besoj që nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese’’ thotë tutje Cakolli.

Cakolli thotë se të gjitha procedurat që nuk kanë ndodhur sipas rregullave, të rivlerësohen në dritën e vendimit të Gjykatës.

‘’Për sa i përket hapave të mëtejshëm, është e domosdoshme që të gjitha procedurat që nuk kanë ndodhur sipas rregullave, të rivlerësohen në dritën e vendimit të Gjykatës. Këtu, përjashtim bëjnë kryetarët nga radhët e partive shqiptare, procedura e zgjedhjes së të cilëve nuk ka qenë e kontestuar fare në Gjykatë, e për rrjedhojë, trajtim kushtetues pres të ketë vetëm procedura e zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve’’

Në fund Cakolli shprehet se është në interesin e të gjithëve që vendimi të bëhet publik sa më parë, edhe për të shmangur keqinterpretimet që mund të ndikojnë zhvillimet elektorale të 12 tetorit./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese
26/07/2026 - 01:43

Emri ishte veç maskë prej germash. Pas tij, për vite me radhë, u orkestrua fushatë e egër dezinformimi dhe denigrimi kundër njerëzve me emër, familje, reputacion dhe peshë...

Më shumëDetails

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen
25/07/2026 - 22:54

Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të madhe që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje. Sipas njoftimit të Ministrisë,...

Më shumëDetails

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti
25/07/2026 - 22:35

Esat Shala, i njohur për arkivimin e materialeve që lidhen me luftën në Kosovë, ka folur për media pas intervistimit të tij nga Policia. Kjo pasi që Shahin...

Më shumëDetails

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë
25/07/2026 - 22:31

Përveç personave të lënduar në aksidente, Qendra Emergjente në QKUK vazhdon të përballet me fluks të madh pacientësh, ndërsa drejtuesit e saj apelojnë që qytetarët fillimisht t`u drejtohen...

Më shumëDetails

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin në rast se arratiset

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt
25/07/2026 - 22:11

Mbrojtja e Hashim Thaçit i është përgjigjur Prokurorisë së Hagës rreth argumentimit të këtyre të fundit se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës. Mbrojtja e Thaçit...

Më shumëDetails

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!
25/07/2026 - 21:58

Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike. Ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë