Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar biznesin “Daisy Bake and Cake” të themeluar nga dy motra vushtrriase.
Në këtë vizitë Idrizi ka premtuar mbështetje të veçantë për gratë në biznes, me lehtësira për bizneset start up dhe bizneset e grave të rinjve. Gjithashtu, edhe me grante komunale deri në 10.000 euro për biznese të reja dhe mbulim të kamatës së kredisë.
Në programin tonë kemi paraparë mbështetje të veçantë për gratë në biznes, me lehtësira për bizneset start up dhe bizneset e grave të rinjve. Gjithashtu, edhe me grante komunale deri në 10.000 euro për biznese të reja dhe mbulim të kamatës së kredisë.
Këto masa synojnë jo vetëm të krijojnë mundësi të reja punësimi, por edhe të fuqizojnë gratë në biznes, si motor i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
Shumë suksese Alzana dhe Margarita!
