Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti kritikon Gjykatën Kushtetuese: Ajo nuk ka kompetencë të urdhërojë, por të tregojë si duhet të veprohet

06/10/2025 - 18:45
në Lajme
A A
Haliti kritikon Gjykatën Kushtetuese: Ajo nuk ka kompetencë të urdhërojë, por të tregojë si duhet të veprohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një intervistë për emisionin Five në RTV Dukagjini, Haliti ka folur për ngërçin në Kuvend dhe për heshtjen e Gjykatës Kushtetuese në publikimin e plotë të aktgjykimit. Ai ka kërkuar që ky institucion të veprojë me transparencë dhe të japë udhëzime të qarta për dalje nga krizat kushtetuese.

“Uroj që Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë edhe detajet se si duhet të dilet nga ngërçi dhe jo ta lërë çështjen në dykuptime ose, siç po thuhet ndonjëherë, ‘urdhnoj’. Unë nuk e di që ka kompetencë Gjykata Kushtetuese të urdhërojë, por ajo duhet të thotë se kështu duhet të ndodhë, jo ‘ju urdhëroj’”, ka theksuar Haliti.

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për një proces më të besueshëm për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë dhe profesionalizmit të këtij institucioni.

“Kosova ka nevojë për një proces më të besueshëm dhe më të verifikueshëm nëpër shkallë të ndryshme të institucioneve që kanë të bëjnë me drejtësi”, ka deklaruar Haliti.

Sipas tij, në vendet e civilizuara dhe demokratike, vendimet e gjykatave kushtetuese nuk debatohen, por zbatohen me përpikmëri.

“Sido qoftë, në botën e civilizuar dhe demokratike vendimet e gjykatave kushtetuese askund nuk diskutohen, ato zbatohen me përpikmëri”, ka përfunduar Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Bekë Berisha: Dimal Basha është prodhim i jemi
Lajme

Bekë Berisha: Dimal Basha është prodhim i jemi

08/10/2025 - 22:58
“Çdo postim kundër meje është i sponsorizuar – Bëjnë propagandë – Audioincizimi ishte i prem, Ramiz Lladrovci thotë se po përsëriten sulmet e shpifjet ndaj tij
Lajme

“Çdo postim kundër meje është i sponsorizuar – Bëjnë propagandë – Audioincizimi ishte i prem, Ramiz Lladrovci thotë se po përsëriten sulmet e shpifjet ndaj tij

08/10/2025 - 22:47
Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq
Kryesore

Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

08/10/2025 - 22:35
Abdixhiku: LDK do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme
Lajme

“Kosova nuk ka institucione, kuvend, qeveri – budallaki e llojit të vet”, çka duhet të sqarojë Kushtetuesja sipas Abdixhikut?

08/10/2025 - 22:25
Ferit Idrizi bën realitet projektin më të madh të qeverisjes lokale në histori të Vushtrrisë
Lajme

Ferit Idrizi bën realitet projektin më të madh të qeverisjes lokale në histori të Vushtrrisë

08/10/2025 - 21:53
Arian Tahiri komenton Faton Pecin: Më vjen keq për qasjen e tij, qytetarët e Mitrovicës nuk janë arrogantë, mendjemëdhenj e përçarës
Lajme

Tahiri: Çështja e infrastrukturës do të rregullohet tërësisht, nuk do të ketë dallime

08/10/2025 - 21:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kushtetuesja publikon Aktgjykimin: Zgjedhja e nënkryetarit serb, parakusht për konstituimin e Kuvendit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nis rrënimi i mbindërtimit në banesën e Julit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Limaj i hapur për bisedime me Kurtin, por me një kusht…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Limaj: Gabim, asnjëherë nuk e kemi mbështetur Kurtin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë