
Një vjedhje e rëndë është raportuar mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, ku një qytetari i është vjedhur motoçikleta e tipit “KTM”, e cila sipas pronarit ka vlerë rreth 3 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur më 06 tetor 2025, rreth orës 08:30, në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës për vjedhjen.
Në vendin e ngjarjes është intervistuar ankuesi – B. Berisha, i cili ka deklaruar se motoçikleta e tij me katër rrota, e destinuar për terrener malor, i është vjedhur nga persona të panjohur.
Sipas tij, mjeti kishte faturë blerjeje dhe dokument doganor (DUD), të cilat në momentin e ngjarjes nuk i kishte me vete.
Në lidhje me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, i cili, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, ka urdhëruar inicimin e rastit “Vjedhje e rëndë” dhe referimin e tij tek njësitet e hetimeve për trajtim të mëtejshëm.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vjedhjes, ndërsa motoçikleta e tipit “KTM” ende nuk është gjetur.