
Me dhjetëra kilometra rrjet fibër optik në të gjithëGjermaninë, ILEAA Gr GmbH po shënon sukses tëjashtëzakonshëm si partner i ngushtë i Deutsche Telekom.
Një kompani me rrënjë shqiptare po bën emër në një prejtregjeve më konkurruese të Evropës. ILEAA Group GmbH, e themeluar dhe e udhëhequr nga profesionistë shqiptarë, ështëshndërruar në një nga partnerët më të rëndësishëm të Deutsche Telekom në fushën e ndërtimit të rrjeteve të fibrit optik nëGjermani.
Sipas raportimit të gazetës gjermane Passauer Neue Presse, ILEAA po realizon një nga projektet më të mëdha tëinfrastrukturës digjitale në rajonin e Altötting, ku janë duke u ndërtuar dhjetëra kilometra rrjet fibër optik dhe mijërandërtesa po lidhen me internetin e shpejtësisë së lartë. Por kjoështë vetëm një pjesë e punës madhore që po zhvillohet: ILEAA aktualisht është duke shtruar dhjetëra kilometra rrjete fibëroptik në të gjithë Gjermaninë, duke kontribuar drejtpërdrejt nëndërtimin e infrastrukturës së së ardhmes digjitale të vendit.
Nga përkushtimi në besim ndërkombëtar
Falë punës profesionale dhe cilësisë së garantuar, ILEAAGroup ka arritur të fitojë besimin e Deutsche Telekom, një prejkompanive më të mëdha të telekomunikacionit në Evropë dhebotë. Ky partneritet strategjik i ka hapur kompanisë rrugën drejtzgjerimit në mbarë territorin gjerman, ku ILEAA sot operon me dhjetëra ekipe në terren, duke ndërtuar rrjete moderne dhe duke përmirësuar lidhjen digjitale për mijëra familje e biznese.
Një histori suksesi shqiptare në zemër të Evropës
ILEAA është shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit që ikarakterizon kompanitë shqiptare jashtë vendit. Me standarde tëlarta pune dhe menaxhim të përpiktë, ajo po dëshmon se sukseset më të mëdha ndërtohen mbi besim, punë të ndershmedhe vizion afatgjatë.
Sot, ILEAA renditet ndër kompanitë me rritjen më të madhenë sektorin e ndërtimit në Gjermaninë Lindore, duke u bërëjo vetëm një partner i besueshëm për gjigantët ndërkombëtarë, por edhe një model frymëzues për të gjithë bizneset shqiptare qësynojnë tregjet evropiane.