
Presidentja Vjosa Osmani e quajti “emocion që nuk përshkruhet lehtë” nderimin që iu bë asaj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me çmimin “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”.
Ajo, tërthorazi, tha se kombi “nuk ka arsye të frikësohet nga e ardhmja”, meqenëse përmes UP-së, ai po e nderon atë dhe Kurtin.
“Një komb që nderon dijen, nuk ka asnjëherë asnjë arsye që të frikësohet nga e ardhmja”, tha ajo.
Ajo e falënderoi “nga zemra” rektorin dhe UP-në për këtë çmim.
“Ky çmim është një kujtesë se rrënjët e çdo arritjeje fillojnë pikërisht në vendin ku për herë të parë kemi guxuar të ëndërrojmë, pavarësisht rreziqeve, dhe aty ku për herë të parë është ndezur drita e dijes”, tha Osmani.