Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

25/07/2026 - 18:32
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “Intergen” Sh.P.K. me themelues Gulay Ceylaner në Prishtinë është gjobitur me 4 mijë euro për shkelje të dispozitave të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e qendrës së gjenetikës ”Intergen”, që në rrjete sociale vepron me emrin “Intergen Genetics Kosova”, thuhet se gjatë inspektimit të realizuar më 21 prill 2026 është konstatuar se ky institucion privat shëndetësor ofron pa licencë shërbime laboratorike të avancuara të natyrës molekulare/gjenetike.

“Gjatë inspektimit u evidentua se dokumentacioni i prezantuar lidhur me analizat laboratorike të avancuara të natyrës molekulare/gjenetike përbëhej nga raporte të lëshuara nga laboratorë jashtë vendit, të hartuara në gjuhën angleze dhe të nënshkruara nga profesionistët përkatës, gjegjësisht z. Serdar Ceylaner MD Medical Geneticist dhe z. Gulay Ceylaner, MD professor Medical Genetics, të pajisura me nënshkrimin elektronik të tyre, por pa faksimil përkatës. Gjithashtu, gjatë inspektimit u prezantua dokumentacion lidhur me laboratorin bashkëpunues në Turqi, i hartuar në gjuhën turke, i panoterizuar dhe pa përkthim zyrtar, çka e vështirëson verifikimin e plotë të përmbajtjes, vlefshmërisë dhe bazës së bashkëpunimit të pretenduar”, thuhet në vendimin për gjobitjen e qendrës së gjenetikës ”Intergen”.

Po ashtu, inspektorët kanë gjetur si shkelje edhe çmimoren me listën e analizave laboratorike të avancuara të natyrës molekulare/gjenetike të ofruara për pacientë, të cilat nuk kanë rezultuar të jenë të lajmëruara dhe licencuara në DLA-MSh.

“Institucioni privat shëndetësor “Intergen Shpk”-Ambulancë Specialistike e Pediatrisë dhe Laborator Mjekësor Biokimik Hematologjik, Prishtinë, me themelues z. Gulay Ceylaner ka shkelur dispozitat ligjore në fuqi Nenin 42, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, sanksionuar kjo me Nenin 94, të Ligjit për Shëndetësi, plotësuar dhe ndryshuar me Nenin 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, të Ligjit Nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-125, për Shëndetësi”, thuhet në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor që mban numër protokolli 05-765, të cilin e ka siguruar Veriu.info.

Çka thotë “Intergen” Sh.P.K.?

Veriu.info ka marrë edhe qëndrimin e qendrës së gjenetikës ”Intergen” lidhur me gjetjet e inspektorëve shëndetësorë dhe gjobën e shqiptuar, të cilët kanë treguar se gjobën nuk e kanë paguar akoma.

“Gjobën sigurisht që do ta paguajmë, mirëpo nuk kemi ndërmarrë asnjë hap pa përfunduar fillimisht shqyrtimin nga juristët tanë. Tashmë ata e kanë përfunduar analizën e tyre dhe, për këtë arsye, pagesa do të kryhet javën e ardhshme. Qendra jonë ndodhet aktualisht në prag të një organizimi edhe më të avancuar. Për këtë arsye, inspektimi është zhvilluar në një periudhë kur po realizoheshin mirëmbajtje dhe zëvendësime të pajisjeve, prandaj ai nuk pasqyron plotësisht gjendjen dhe kapacitetin aktual të qendrës. Pas përfundimit të këtyre ndryshimeve, qendra do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime edhe më cilësore dhe me përfitim më të madh për vendin. Qendra jonë ka ofruar shërbime klinike dhe laboratorike vetëm në fushat për të cilat është e licencuar. Analizat që nuk kanë qenë pjesë e licencës sonë janë kryer në laboratorët tanë të tjerë të licencuar në fushën e gjenetikës. E njëjta praktikë zbatohet si në qendrën tonë, ashtu edhe në laboratorët e tjerë në Kosovë. Mundësimi që pacientët të kenë qasje në analiza që nuk kryhen brenda vendit sjell përfitime të rëndësishme për shëndetin e tyre. Këto analiza realizohen vetëm kur konsiderohen të nevojshme nga mjekët që ndjekin trajtimin e pacientit”, thuhet në përgjigjen e “Intergen” për Veriu.info.

Kush është ”Intergen” Sh.P.K.?

Qendra e gjenetikës ”Intergen” është pjesë e kompanisë “Intergen” Sh.P.K. e themeluar në vitin 2024 në Prishtinë, ku 90% të aksioneve i zotëron kompania turke “Intergen Genetik ve Nadir Hastaliklar Tani Arastirma ve uygulama Merkezi Anonim Sirketi”, ndërsa aksionarë me nga 5% janë Gulay Ceylaner dhe Serdar Ceylaner.

Drejtor menaxhues ”Intergen” Sh.P.K. është Gulay Ceylaner, përderisa kompania si aktivitet kryesor të deklaruar në ARBK e ka aktivitetin e spitaleve.

LEXONI EDHE:

Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

“Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro

“VitaLab” e Lavdim Zhdrellës kapet me staf të palicencuar, teste HIV dhe shërbime të palicencuara – gjobitet me 3 mijë euro

Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

Këta janë mjekët që u kapën duke punuar ilegalisht në “American Hospital Kosova II” – spitali i Klodian Allajbeut u gjobit nga inspektorati shëndetësor (Dokument)

M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: Gulay CeylanerIntergenIntergen Genetik ve Nadir Hastaliklar Tani Arastirma ve uygulama Merkezi Anonim SirketiSerdar Ceylaner

JU REKOMANDOJMË

Kryeministri slloven kusht Serbisë që t’i dorëzojë arkivat e UDB’së: Përndryshe s’iu përkrahim në rrugën drejt BE

Kryeministri slloven kusht Serbisë që t’i dorëzojë arkivat e UDB’së: Përndryshe s’iu përkrahim në rrugën drejt BE
28/10/2026 - 15:27

Zgjedhjet në Serbi, në të cilat fitoi Lista e Studentëve, shkaktuan shumë reagime në rajon. Edhe para se Lista e Studentëve të fillonte të formonte një qeveri të...

Më shumëDetails

BE kujdeset që të mos ua “ngarkojë” menjëherë dialogun fituesve të zgjedhjeve në Serbi, ndaj Kosovës standard tjetër

BE kujdeset që të mos ua “ngarkojë” menjëherë dialogun fituesve të zgjedhjeve në Serbi, ndaj Kosovës standard tjetër
28/10/2026 - 15:21

Bashkimi Evropian ka lëshuar të martën një komunikatë si reagim për procesin zgjedhor  në Serbi. Me një gjuhë të kujdesshme, Brukseli ka uruar “Listën e Studentëve”, duke listuar...

Më shumëDetails

Presidenti izraelit u bën thirrje partive të kenë “mendje të hapur” për t’i shmangur zgjedhjet e tjera

Presidenti izraelit u bën thirrje partive të kenë “mendje të hapur” për t’i shmangur zgjedhjet e tjera
28/10/2026 - 15:08

Në deklaratën e tij të parë publike që nga mbyllja e vendvotimeve, presidenti izraelit Isaac Herzog u bëri thirrje partive politike të kenë “mendje të hapur”, me qëllim...

Më shumëDetails

Dalin pamjet e momentit kur forcat sepciale të Policisë e kapin të dyshuarin për vr’asjen e Arlinda Zekajt

Dalin pamjet e momentit kur forcat sepciale të Policisë e kapin të dyshuarin për vr’asjen e Arlinda Zekajt
28/10/2026 - 14:54

Janë publikuar pamjet nga arrestimi i Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. Pamjet janë publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës...

Më shumëDetails

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit

Aksidenti tragjik në Spanjë, shtyhen të gjitha ndeshjet e Kupës së Mbretit
28/10/2026 - 14:25

Të gjitha 24 ndeshjet e Kupës së Mbretit, të parapara të zhvilloheshin sonte, janë shtyrë pas një aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë. Sipas raportimeve, dy trena pasagjerësh janë...

Më shumëDetails

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro
28/10/2026 - 14:07

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një Kabinet të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë