Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thaçi hoqi dorë nga vizitorët, mbrojtja jep detaje në përgjigjen për ZPS

25/07/2026 - 18:58
në Lajme
A A
Thaçi hoqi dorë nga vizitorët, mbrojtja jep detaje në përgjigjen për ZPS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hequr dorë nga vizitorët në pritje të aktgjykimit të shkallës së parë më 16 shtator.

Bashkautorja e emisionit Info Magazine në Klan Kosova, gazetarja Rina Mujku, dha detajet nga ky zhvillim.

“Në fakt kjo është një ky është një detaj i cili është zbuluar tek përgjigjja e dytë apo kundërpërgjigja e ekipit të mbrojtës së Thaçit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar për çështjen e dorëzonisë prej 50.000€ që e kishte ofruar Thaçi për lirim me kusht. Natyrisht se ka edhe detaje të tjera që i bën publike mbrojtja për herë të parë. Mirëpo ndër to bëhet e ditur se Thaçi ka hequr dorë nga kërkesa për ta rishikuar vendimin e gjyqtarit të vetëm, në këtë rast Kristopher Gosnell, për të mos i lejuar vizitat e Thaçit me 10 persona të ndaluar që ka qenë një vendim që është marrë tash një vit”, deklaroi gazetarja Mujku.

Ajo shtoi se në vendimin e marrë në korrik të vitit 2025, kanë qenë 11 persona të cilëve u ishte ndaluar ta vizitojnë Thaçin, por për shkak se njërit prej tyre i është hequr kjo masë në ndërkohë, Thaçi qysh në janar kur ka qenë vendimi i fundit i gjyqtarit të vetëm Kristopher Gosnel, ka hequr dorë nga kërkesa për ta rishikuar këtë vendim.

“Kjo sepse sipas mbrojtjes së Thaçit, ai nuk ka për qëllim që ta ketë ndonjë vizitë, pra ta realizojë ndonjë takim apo bisedë me asnjërin prej këtyre vizitorëve, dhe rrjedhimisht nuk ka për qëllim që ta pengojë në ndonjë formë procesin gjyqësor sikurse pretendon prokuroria, andaj është njëra prej arsyeve që ka kërkuar që Thaçi t’i lejohet lirimi me kusht sepse as në qendrën e paraburgimit nuk ka pasur qëllime që të kryej vizitë me këta 10 persona dhe njësoj do të vepronte edhe po të lihej i lirë me kusht jashtë”, ka thënë Mujku.

JU REKOMANDOJMË

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023

Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023
25/07/2026 - 19:12

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë. Ai...

Më shumëDetails

Dyshime për konflikt interesi në AKRK: Çfarë fshihet pas hetimeve për KEK-un?

Dyshime për konflikt interesi në AKRK: Çfarë fshihet pas hetimeve për KEK-un?
25/07/2026 - 19:08

Më 10 shtator 2024, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, u kërkoi zyrtarisht të gjithë anëtarëve të deklarojnë nëse kishin konflikt interesi në hetimet për telekomunikimin dhe...

Më shumëDetails

Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë
25/07/2026 - 18:32

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

“Të pafytyrë, flliqësira”, Zemaj u reagon personave që i mbyllën profilet e rreme me të cilat shpifnin

Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
25/07/2026 - 18:28

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se tashmë profilet e rreme që kanë qarkulluar në ‘facebook’ kanë filluar të mbyllen pas zbulimit të “Lule Gjelit”. Zemaj ka...

Më shumëDetails

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
25/07/2026 - 18:04

Presidenti amerikan, Donald Trump, u largua nga samiti i NATO-s në Turqi me aeroplanin e vjetër “Air Force One”, pasi shërbimet amerikane të inteligjencës kishin zbuluar një kërcënim...

Më shumëDetails

Takim në fshehtësi të plotë ku ndalohen edhe fotot: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut

Takim në fshehtësi të plotë ku ndalohen edhe fotot: Vjosa Osmani në takim me delegatët e LDK-së që kërkojnë shkarkimin e Lumir Abdixhikut
25/07/2026 - 17:43

Një zhvillim i papritur dhe i mbajtur në konfidencialitet të rreptë po ndodh në prapaskenat e skenës politike. Nga ora 17:00 e ditës së sotme, në lokalin “Kopshti”...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kompania e biznesmenit të afërt me Qeverinë kap mega-tenderin gati 7-milionësh për derivate

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Human Plus” e Sebahate dhe Gazmend Ahmetajt u kap me staf të palicencuar dhe shërbime mjekësore ilegale, gjobitet me 3 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë