
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino do ta vizitojë sot Kosovën.
Kreu i FIFA-s në fakt do të dekorohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan “Gazeta Express”.
Ceremonia zyrtare do të mbahet nga ora 13:00.
Kjo do të jetë hera e dytë që numri 1 i futbollit botëror do ta vizitojë Kosovën.
Ai do të respektohet nga shteti ynë për kontributin e dhënë për futbollin kosovar.