Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se pas një kundërvajtjeje në trafik, iu ofroi policëve 100 euro ryshfet.
Policia ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një kundërvajtje në trafik ka ofruar 100 € zyrtarëve policorë”.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Reporteri.net/.