Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

24/07/2026 - 16:23
në Lajme
A A
Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë, të cilët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022, nuk mund të bëhet jashtë kornizës kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se braktisja e institucioneve nga pjesëtarët e komunitetit serb ishte një veprim i organizuar politikisht dhe një akt sabotues ndaj shtetit.

“Braktisja e organizuar dhe politikisht e motivuar e institucioneve të Republikës së Kosovës nga pjesëtarë të komunitetit serb në fund të vitit 2022 ishte pikënisje e një serie veprimesh sabotuese ndaj shtetit. Qysh atëherë, e kemi thënë dhe u kemi bërë thirrje të gjithë serbëve në institucione: ‘Mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje, mos shkoni!’. Por nuk u kemi thënë, e as nuk kemi të drejtë t’u themi: ‘Kthehuni!’. Kishim të drejtë politike t’u themi mos shkoni, por nuk kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’u themi kthehuni. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual, ndonëse i organizuar, por kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese”, tha Kurti.

Ai theksoi se rikthimi në institucione nuk mund të mbivendoset mbi Kushtetutën dhe ligjin, duke shtuar se institucionet kompetente tashmë kanë trajtuar dorëheqjet e tyre.

“Nuk mund të ketë kthim që i mbivendoset kushtetutshmërisë e ligjit, veçmas kur braktisja ishte një akt sabotimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Në këtë linjë, gjithnjë sipas kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, këto dorëheqje i ka trajtuar kohë më parë Policia e Kosovës, dhe ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial. Ndërkaq sot, teksa prisnim që edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës të vepronte njësoj, kuptuam që mbledhja dështoi në mungesë kuorumi. Presim që në mbledhjen e radhës të marrë epilog të tillë edhe kjo çështje”, deklaroi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec

Rrufeja godet tufën me bagëti në Pogradec
24/07/2026 - 16:19

Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja mesditën e kësaj të premteje në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec. Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e...

Më shumëDetails

Caktimi i seancës konstituive, vjen deklarimi i Albin Kurtit

Caktimi i seancës konstituive, vjen deklarimi i Albin Kurtit
24/07/2026 - 16:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se vendimi i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës 6 gusht – një ditë para afatit kushtetues...

Më shumëDetails

Vendimi i Qeverisë Kurti që e la pa shtetësi një gjilanas: Si u kthye një shqiptar i lindur në Kosovë në “të huaj”

Vendimi i Qeverisë Kurti që e la pa shtetësi një gjilanas: Si u kthye një shqiptar i lindur në Kosovë në “të huaj”
24/07/2026 - 15:57

Një vendim i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim në MPB, i nxjerrë në korrik 2022, ia revokoi shtetësinë Halim Shakirit nga Gjilani. Rasti ndodhi në muajt e...

Më shumëDetails

Kurti pret nga KGJK të vendosë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë, s’ka koment për ndërkombëtarët

Kurti pret nga KGJK të vendosë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë, s’ka koment për ndërkombëtarët
24/07/2026 - 15:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së qeverisë sot foli, njësoj sikurse u.d. presidentja Albulena Haxhiu, foli për çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë. Duke...

Më shumëDetails

SHBA ‘godet’ dhjetëra vende me një valë të re tarifash

SHBA ‘godet’ dhjetëra vende me një valë të re tarifash
24/07/2026 - 15:32

SHBA-ja ka vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve tregtarë, në përshkallëzimin më të fundit të luftës tregtare të rinisur nga presidenti amerikan Donald Trump pas rikthimit të...

Më shumëDetails

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian
24/07/2026 - 15:27

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve të sigurisë brenda institucionit që drejton, duke krijuar një strukturë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kryente analiza molekulare pa licencë dhe kishte staf të palicencuar – gjobitet “Pinea Medical Center Healthcare”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë