Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur që serviloset deri në lëpirje

20/10/2025 - 22:41
në Kryesore, Lajme
A A
Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur që serviloset deri në lëpirje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tre hipoteza për atë që po ndodh në aeroportin e Vlorës dhe përse “baci” s’po di si të sillet me Ramën

Biznesmeni kosovar, një nga tre katër shqiptarët më të pasur në botë është vënë ditët e fundit në qëndër të vëmendjes për një sërë statusesh në Facebook, ku bie në sy një servilosje deri në lëpirje ndaj Edi Ramës.

Të gjitha kanë të bëjnë më një investim që po merr ditë pas ditë formën e një skandali të madh: atij të aeroportit të Vlorës. Pacolli i përfshirë drejt për drejt në ndërtimin e tij, i cili bëri bujë me ngurimin për të zbarkuar me çarterin e vet privat, në pistën e inaguruar fiktivisht për zgjedhjet e 11 majit, është detyruar të lëshojë disa prononcime. Fillimisht të mburrë kryeministrin, “vizioni estetik i të cilit” do e bëjë aeroportin një nga më të bukurit në botë. Më pas, duke sqaruar një bisedë private me gazetarin Çim Peka për këtë çështje, ai njëherë e përfshiu Ramën në një status dhe pastaj, në panik, e korigjoi atë që pati shkruar, duke e fshirë emrin e kreut të qeverisë nga shënimi i tij.

Në të gjithë qëndrimin publik të Behgjet Pacollit, vërehej një lloj frike, ankthi dhe pasigurie ndaj asaj që ai e ka konsideruar një “komplot i koordinuar në Shqipëri” kundër tij.

Për të kuptuar atë që biznesmeni kosovar e sheh si një kurth, po ashtu dhe për të shpjeguar sjelljen e tij të çuditshme duhen parë të gjitha versionet e asaj që po ndodh.

Aeroporti i Vlorës është mbrapa me afatet e përfunditmit të tij, me zbatimin e kontratës dhe fillimin e fluturimeve.

Për këtë është servirur si arsye e parë sherri mes pronarëve, Valon Ademit që ka vetëm 2% në letra dhe Behgjet Pacolli që kontrollon pjesën tjetër të aksioneve. Partneri në minorancë, një njeri i afërt me ministra të qeverisë Rama, Ademi, pretendon se në bazë të dokumenteve që kanë me njëri tjetrin ai duhet të shkojë deri në 49% dhe prandaj i është drejtuar gjykatave.

Një pretendim tjetër, i cili ka vënë në lëvizje edhe prokurorinë e Tiranës, pretendon se Pacolli ka marrë kredi në dhjetra miliona euro nga qarqe të lidhura me Moskën. Ky version i përhapur edhe në media, vë alarmin për sigurinë kombëtare, për cënimin e aeroportit si një astet strategjik, madje përflet edhe burime të panjohura që pretendojnë se aleatët e NATO-s janë shqetësuar për këtë depërtim të Rusisë në kontrollin e trafikut ajror shqiptar. Duke ditur të shkuarën kontroverse të Pacollit, lidhjet e tij që prej kohës kur rindërtoi Kremlinin, ky version ka tendencën ti mbivendoset dhe të sfumojë ç’do lloj korrupsioni dhe grabitjeje që mund të kenë planifikuar qarqe qeveritare për të marrë pjesën e tyre nga kjo thelë shumë fitimprurëse.

E këtu vijmë tek versioni i tretë. Tek hipoteza që Behgjet Pacollit po i bëjë shantazh me media, prokurori dhe gjykata, në mënyrë që ata të cilët vendosën që Vlora të bëhet me aeroport të kenë pjesën e tyre. Ky version mbështetet në pretendimin se ata që përkrahin Valon Ademin, partnerin me 2%, duke dashur që kuotat e tij të shkojnë në 49%, pretendojnë pjesën e luanit nga ky investim. Dhe ajo nuk është e vogël. Po të hapen letrat shikohet se për aeroportin e ri, janë investuar deri më tani gjithsej diçka më shumë se 100 milionë euro, ndërsa sipas plan biznesit koncesioni llogaritet të përfitojë në fund më shumë se 700 milionë. Pra një “pasuri” që nuk mund të lihet pa zot. Këtë hipotezë e përforcon edhe gjeneza e konceptimit të aeroportit të Vlorës si një plan i mirrfilltë grabitjeje.

Në fillim, në vitin 2017, qeveria Rama medoi ta japë atë, pa garë dhe tender tek një kompani turke e paracaktuar, me anë të një ligji special që do kalonte në kuvend. Hartimi i kontratës për të cilën u caktuan ish ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri dështoi. Por kjo nuk do të thoshte se bashkë me të ra dhe synimi për ta haruar këtë thes me para. Në tentativën e dytë do të kishte garë, por ajo do të ishte fallco. Kur ajo u organizua në 2020, gjithçka u bë e trukuar, u mor në mënyrë fiktive një kompani turke, sa për të përmbushur kushtet në letra, u ndryshuan kërkesat e garës vetëm katër ditë para zhvillimit të saj, dhe kompania konkurente, britanikët e AL-DE Corporation LTD, që e ankimuan këtë skandal, u përjashtua nga konkurimi gjoja për mos pasje dokumentacioni të plotë.

Më e bukura fare, turqit që u shpallën fitues, si të vetmit që dinin të bënin aeroport, YDA Group, ata që patën ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit, u tërhoqën menjëherë pas fitimit të garës. Ata e shitën 40%-shin e tyre të aksioneve në aeroport, sa një motorçikletë, 4200 euro.

Në të gjithë këtë sagë, qëllimi për të shtënë në dorë më shumë se gjysëm miliardi euro, duket se ka qenë i pa ndryshueshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar ishte zëvendësimi i Gjiknurit dhe Ahmetajt me Belinda Ballukun që tani dirigjon gjithçka.

Por, nëse kjo hipotezë është e vërtetë, nëse synimi përfundimtar ka qenë ky, a mund ti lihej kjo pasuri vetëm Behgjet Pacollit? A nuk duhet ta dorëzonte ai 49% ashtu sikurse i kërkohet sot? A është e gjitha vetëm një dramë parash?

Me aq pak elementë sa janë bërë të ditur deri më tani për publikun askush nuk mund të vërë bast se cili nga këto versione është më pranë të vërtetës. Ajo që dihet me siguri është se Behgjet Pacollit i janë vënë nga pas edhe Belinda edhe ish parteri i tij Ademi edhe prokuroria e Tiranës me gjykatën edhe një koalicion zhurmues mediash.

Prandaj ai flet për “komplot të koordinuar” pa shkuar do të më tej. Kur vjen puna për Edi Ramën ai ose thur lavde ose e detyrohet të lëpijë atë që mund të ketë pështyrë. Sepse thellë thellë ai e di më mirë se askush tjetër se furia kundër tij e ka një dirigjent. Si do që të jetë, edhe nëse “baca” ka bërë manovra me fonde të dyshimta, edhe nëse ai ka një sherr real për ndarje aksionesh, apo qoftë edhe nëse ata që kanë planifikuar gjithçka që në 2017-ën, kur emri i tij s’figuronte kërkund, tani duan ti rrëmbejnë llokmën, përvoja e hershme e negocimit me autokratë atij i ka mësuar se janë këta të fundit që vendosin për gjithçka. Prandaj Pacolli po figuron në publik si një njeri që ka ulur dinjitetin në fund të këmbëve në raport me Ramën. Ai është një milliarder që ndihet i friksuar.

JU REKOMANDOJMË

Izraeli do të vendosë blloqe betoni çdo 200 metra për ta shënuar Vijën e Verdhë në Gaza
Lajme

Izraeli do të vendosë blloqe betoni çdo 200 metra për ta shënuar Vijën e Verdhë në Gaza

21/10/2025 - 10:00
Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”
Kryesore

Donika Gërvalla udhëton në Amerikë, e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit

21/10/2025 - 09:50
Çfarë shkruan në rezolutën më të ashpër deri tani të PE-së për Serbinë?
Kryesore

Çfarë shkruan në rezolutën më të ashpër deri tani të PE-së për Serbinë?

21/10/2025 - 09:39
Çmimet e derivateve bien “për toke” në bursë, por çfarë po ndodh në Kosovë
Ekonomi

Lajm i mirë: Bie çmimi global i naftës, pritet edhe në Kosovë

21/10/2025 - 09:25
Haziri: Kurti mori obligime për Asociacionin, pastaj u mundua 6-7 muaj që t’ia linte prushin në dorë presidentes e kryekuvendarit
Lajme

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po ‘targeton’ dhe po i maksimalizon situatat e tilla

21/10/2025 - 09:14
Vazhdon seanca në rastin “Banjska”
Kryesore

Vazhdon seanca në rastin “Banjska”

21/10/2025 - 09:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    896 Shpërndaje
    Shpërndaje 358 Tweet 224
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Si mund të bëhet shumica në Kuvendin Komunal të Prishtinës? – Analisti i GAP: Kaq ulëse ka siguruar secila parti

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë