Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Numri 2 i Qeverisë shqiptare të hënën në SPAK, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

25/10/2025 - 20:37
në Lajme
A A
Numri 2 i Qeverisë shqiptare të hënën në SPAK, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Energjise dhe Infrastruktures dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku duke hyre ne nje konference per shtyp. Gjate konferences eshte folur per uljen e cmimit te energjise elektrike, nga 9.5 lek/KWH ne 8.5 lek/KWH per abonentet familjare qe harxhojne me pak se 700 KWH./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and the Minister of Energy and Infrastructure and Deputy Prime Minister Belinda Balluku entering a press conference. During the conference, the PM and deputy PM spoke on the decrease of the price of electricity, from 9.5 lek/KWH to 8.5 lek/KWH for family subscribers who consume less than 700 KWH.

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK, nën dyshimet për dallavere me tenderë.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale.

Ai kujtoi se para Belinda Ballukut, drejtësia kërkoi të arrestojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai. Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!” – u shpreh Shehaj në video mesazhin e tij.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas raportimeve të mediave shqiptar është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i specifikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati.

Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”, tha Rama gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në lidhje me këtë deklaratë të shefit të Qeverisë shqiptare ka reaguar lideri i opozitës Sali Berisha, i cili tha se Rama dhe Balluku kanë ndarë paratë bashkë, ndaj kryeministri shmang komentet për këtë çështje.

“Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkruan Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Detaje nga incidenti në Fushë-Kosovë: Nipi pl@gos axhën për pronë dhe arratiset (VIDEO)

Detaje nga incidenti në Fushë-Kosovë: Nipi pl@gos axhën për pronë dhe arratiset (VIDEO)
16/07/2026 - 21:11

Një mosmarrëveshje për një copë tokë në Miradi të Epërme të Fushë-Kosovës ka përfunduar me plagosjen e një 61-vjeçari, i cili dyshohet se u qëllua me armë nga...

Më shumëDetails

Trump do të jetë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës

Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
16/07/2026 - 21:09

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin...

Më shumëDetails

“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK”, Rron Gjinovci – Nait Hasanit: Veç shpinë tonde munesh me kallë

“Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK”, Rron Gjinovci – Nait Hasanit: Veç shpinë tonde munesh me kallë
16/07/2026 - 20:53

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti...

Më shumëDetails

Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
16/07/2026 - 20:34

Një tentativë për tjetërsimin e kundërligjshëm të 21 pronave të paluajtshme është parandaluar në Mitrovicë, pas një aksioni të koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Policisë së...

Më shumëDetails

Paralajmëron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
16/07/2026 - 20:23

Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë. Sipas Hasanit, nëse dënohet lufta e...

Më shumëDetails

Ismet Beqiri kërkon publikisht largimin e Abdixhikut: Kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë

Ismet Beqiri kërkon publikisht largimin e Abdixhikut: Kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë
16/07/2026 - 19:54

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar për zhvillimet në parti. Ai ka thënë se LDK-ja duhet të shkojë në zgjedhje në të gjitha nivelet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sach Pizza mohoi praninë e salmonelës, por raporti mjekësor konfirmon diagnozën Salmonellosis A02.0

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Zhvillimet e fundit në LDK, Tërmkolli thotë se shkatërrimi i këtij subjekti është projekt që i kalon kufijtë e Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë