Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

28/10/2025 - 20:13
në ShowBiz
A A
Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025 të përgatitur nga revista Heat.

Me një pasuri që vlerësohet në rreth 151 milionë euro, këngëtarja shqiptare kryeson listën e 30 personazheve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Viti i fundit ka qenë më i suksesshmi në karrierën e saj, me fitime rekord nga turneu botëror “Radical Optimism”, i cili i solli rreth 97 milionë euro, shkruan DailyMail.

Përveç muzikës, Dua ka ndërtuar një perandori të vërtetë përmes projekteve të tjera, si podcasti dhe klubi i saj i librave, si dhe bashkëpunimeve luksoze me markat Porsche dhe Versace.

Pas saj renditet aktori Tom Holland me 43 milionë euro, i cili vazhdon të përfitojë nga suksesi i filmave “Spider-Man” dhe bizneset e tij të reja, përfshirë një markë birre pa alkool.

Në vendin e tretë qëndron këngëtari Lewis Capaldi me 41 milionë euro, ndërsa në pesëshen e parë hyjnë edhe Millie Bobby Brown me 28 milionë euro dhe çifti Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury me 26 milionë euro.

Në listë janë përfshirë për herë të parë emra të rinj si aktorja Anya Taylor-Joy, ylli i “The White Lotus” Leo Woodall, si dhe këngëtarja Holly Humberstone, e cila ka ndërtuar një pasuri prej rreth 4.8 milionë euro nga koncertet e saj me Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift.

Ndërkohë, podkasteri Steven Bartlett është shpallur si zëri më i paguar në këtë fushë në Mbretërinë e Bashkuar, me një pasuri prej rreth 42 milionë euro falë suksesit të “Diary of a CEO”, i cili gjeneron rreth 17.4 milionë euro në vit nga reklamat.

Në fund të listës së 30 më të pasurve hyn Amber Davies, ish-ylli i “Love Island” dhe konkurrente aktuale në “Strictly Come Dancing”, me një pasuri prej rreth 2 milionë euro, duke dëshmuar se popullariteti televiziv mund të shndërrohet në fitim të vërtetë.

JU REKOMANDOJMË

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi
07/11/2026 - 11:02

Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi. Ish-opinionistja e edicionit të...

Më shumëDetails

Jona refuzon t’i kërkojë falje Doresës pas përplasjes së ashpër në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Jona refuzon t’i kërkojë falje Doresës pas përplasjes së ashpër në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)
07/11/2026 - 02:49

Pavarësisht debatit të ashpër mes influenceres Doresa dhe banores Jona në Big Brother VIP Kosova, kjo e fundit nuk ka pranuar t’i kërkojë falje Doresës. Përplasja mes tyre...

Më shumëDetails

“Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët

“Kontakti fizik …”, Vëllai i Madh ka një paralajmërim të rëndësishëm për banorët
06/11/2026 - 21:46

Gjatë spektaklit, moderatori Alaudin Hamiti iu drejtua banorëve me një sqarim të rëndësishëm lidhur me rregullat e Vëllait të Madh. “Dua t’ju sqaroj një gjë që prek të...

Më shumëDetails

Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës
06/11/2026 - 19:35

Nora Istrefi ka publikuar këpucët e saj të reja, të cilat kanë tërhequr vëmendje edhe për çmimin me të cilin këngëtarja i ka blerë. Bëhet fjalë për këpucë...

Më shumëDetails

Kriset miqësia mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi i fundit s’lë vend për dyshime

Kriset miqësia mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi i fundit s’lë vend për dyshime
06/11/2026 - 19:27

Dy artistët e njohur të skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ngre pikëpyetje për raportin mes tyre....

Më shumëDetails

Aktori turk Ozan Guven refuzoi rolin e sulltanit në “Sulejmani i Madhërishëm”, hyri në serial pas vdekjes së skenaristes

Aktori turk Ozan Guven refuzoi rolin e sulltanit në “Sulejmani i Madhërishëm”, hyri në serial pas vdekjes së skenaristes
06/11/2026 - 10:46

Aktori turk Ozan Guven zbuloi se skenaristja Meral Okay i ofroi fillimisht rolin e sulltanit të cilin ai e refuzoi. Ai e pranoi Rustem Pashën vetëm pas vdekjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë