Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shahini: Bllokada politike i kushtoi Kosovës miliarda euro – Mosmiratimi i buxhetit mund ta çojë vendin drejt falimentimit

29/10/2025 - 14:16
në Lajme
A A
Shahini: Bllokada politike i kushtoi Kosovës miliarda euro – Mosmiratimi i buxhetit mund ta çojë vendin drejt falimentimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, thotë se që nga dita e parë ka qenë e ditur se qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme, raporton GazetaBlic.

Shahini në një intervistë për GazetaBlic, thotë se për këtë bllokadë politike fajtor është qeveria e vendit të cilët interesin personal dhe politik e kanë vendos para interesit të Kosovës.

“Se qeveria nuk i ka votat është ditë që nga dita e parë, se pse është bllokada është fajtor qeveria, por se do të vjen bllokada tjetër prap është fajtor udhëheqësit e qeverisë së Kosvoës të cilët interesin personal dhe politik e kanë qitë para interesit të Kosovës”, tha ai.

Ndër të tjera, ai thotë se mos formimi i qeverisë do ndikoj në ekonominë e vendit në aspektin financiar.

Shahini tregon se humbjet të cilat i kanosen Kosovës, janë shumë dimensionale si në aspektin ekonomik ashtu edhe diplomatik, ku shton se këto humbje të mëdha janë dëmtim i imazhit të shtetit dhe të ardhmërisë sonë.

“Ndikimi në ekonominë e vendit në aspekt financiar, dy vite nën sanksione dhe një vitë pa investime qoftë ato publike, apo të huaja dhe mundësinë për të thithë kapital nga bankat e ndryshme botërore, ne e kemi humbur dhe humbjet janë rreth 2 miliardë euro, të cilat humbje i faturohen poashtu sanksionet ekonomike, mosgatishmëria e investitorëve dhe bankave të ndryshme për ti mbështetur iniciativat e bizneseve në Kosovë dhe institucioneve shtetërore, mosratifikim të marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare e që kanë ndikim finaciar dhe gjithë kjo ka bërë që Kosova më në fund të jetë edhe e përjashtuar nga dialogu strategjik me ShBA-të dhe jemi fut në një bllok me shtetet e lindjes.

“Humbjet ne i kemi shumë dimensionale, atë ekonomik, diplomatik sepse asnjë shtet i ri nuk na njeh, Kosova nuk po mund të intergrohet në asnjë mekanizëm ndërkombëtarë, kemi të bllokuar dialogun mes faktorit ndërkombëtarë dhe Kosovës, dhe kjo është ndikim i madh, humbje e madhe dhe kjo është dëmtim i imazhit të shtetit tonë dhe të ardhmërisë sonë”, u shpreh ai.

Shahini thotë se të gjitha këto bllokada të një pas njëshme e dërgojnë Kosovën drejt falimentimit, ku shton se vendi tani po hynë në një fazë të re bllokuese.
“Të gjitha këto bllokada të njëpasnjëshme e qon drejt falimentimit të shtetit, sepse ne nëse nuk e kemi buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm, ne e kemi të drejtën që deri në muajin shkurt në mënyrë të limituar të shpenzojmë shpenzime por me mosmiratim të Kuvendit në muajin mars nëse kishte me qenë Kuvendi i konstituar kishte me pas mundësi me një vendim të Kuvendit të vazhdohen shpenzimet edhe për një muaj tjeter. Por sipas kësaj që po shohim këtu duket se nuk do të kemi zhbllokim por vetëm po hymë në fazë të re bllokuese, dhe faza e re bllokuese po sjellë vit të rëndë tjetër ekonomik 2026, që do të ballafaqohemi edhe me tkurrje ekonomike, me ikje të rinjëve tonë, rritje të varfërisë në Kosovë”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai shton që nga shkurti vendi rrezikon që çdo pagesë nga fondi dhe nga qeveria e Kosovës të bllokohet.

Për fund, Shahini thekson se në këtë situatë të cilën ndodhemi është i rrezikum falimentimi i bizneseve por edhe i vet shtetit pa buxhet.

“Kosova rrezikon të mbetet nga shkurti, sepse egziston ligji për financat publike ku trajton një nga një sepse përshkruesi i ligjit e ka paramendu që do të ketë bllokadë por nuk e ka mendu që mund të jenë këto bllokada aktuale që i kemi.Nëse do të vijë ajo ditë, atëherë cdo pagesë nga fondi dhe nga qeveria e Kosovës bllokohet. Nuk do të ketë as paga, as mundësi për të paguar shpenzime, të gjithë njerëzit të administratës publike do të punojnë pa paga, shpenzimet do ti bartin vetë personale dhe raporti me ndërmarrësit dhe investimet kapitale që janë në proces e sipër do të bllokohen dhe bizneset mos pagimi i tyre mund ti dërgoj disa që punojnë me institucione publike në falimentim, prandaj këtu është i rrezikum falimentimi i bizneseve por edhe i vet shtetit pa buxhet”, përfundon ai për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Raportimi për kërcënimin e Idrizit, reagon Meholli: Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi
Lajme

Raportimi i Veriu.info për kërcënimin e Idrizit – Policia konfirmon se kishte incident: “Kemi pranuar informata për një kanosje”

29/10/2025 - 19:43
Osmani dhe ekipi i saj në festë pas njohjes nga Siria, kanë edhe një paralajmërim
Lajme

Osmani dhe ekipi i saj në festë pas njohjes nga Siria, kanë edhe një paralajmërim

29/10/2025 - 19:33
Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)
Kryesore

Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

29/10/2025 - 19:27
Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses është i prerë dhe i detyrueshëm, seanca me votim të hapur sa më shpejt
Lajme

Krasniqi pas njohjes nga Siria: Çdo njohje e re është një hap përpara drejt forcimit të shtetësisë

29/10/2025 - 19:25
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Skënderaj, Policia nis hetimet

29/10/2025 - 19:14
Çitaku me kritika për qeverinë Kurti: Pesë vite dobësim të marrëdhënieve me SHBA-në
Lajme

Njohja nga Siria, Çitaku: Lajm i mirëseardhur, veçanërisht në këtë kohë të vështirë për Kosovën

29/10/2025 - 19:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Syleman Meholli kërcënon Ferit Idrizin, policia në vendngjarje (Foto)

    Syleman Meholli kërcënon Ferit Idrizin, policia në vendngjarje (Foto)

    308 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • Xhelal Sveçla të sillet me detyrim nga Policia para Gjykatës

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Fushata denigruese e VV-së ndaj Ferit Idrizit, reagon Komuna: Pllaka në Prelluzhë është e ndërtuar para vitit 2018 (Dëshmi ortofoto)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Raportimi për kërcënimin e Idrizit, reagon Meholli: Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë