Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas dy orësh përfundon takimi i krerëve të partive me Presidenten

31/10/2025 - 14:07
në Lajme
A A
Pas dy orësh përfundon takimi i krerëve të partive me Presidenten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve partiakë ka përfunduar.

Takimi po zhvillohet gati një javë pasi i mandatuari nga presidentja, Albin Kurti, i partisë fituese Vetëvendosje dështoi ta formonte qeverinë.

Sipas Kushtetutës, Osmani duhet të caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë.

Sidoqoftë, s’ka shenja se partitë mund të ndërtojnë një shumicë parlamentare që do të formonte institucionet e reja derisa zgjedhjet e jashtëzakonshme duken si të pashmangshme.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dje pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, në përgjigje të pyetjes nëse do të ketë një mandatar të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se këtë qëndrim do ta shpalosin sot në takimin me Osmanin.

Por, një përgjigje të qartë s’e dha sot kreu i kësaj partie.

“Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe falënderojmë presidenten për takimin”, tha Kurti për gazetarët para se të hynte në takim.

Takimi po mbahet pas një mbledhje të qeverisë ku u miratua buxheti për vitin 2026, veprim i cili i cilësua si kundërkushtetues dhe u kundërshtua ashpër nga partitë tjera, të cilat e akuzuan Kurtin për uzurpim të kompetencave shtetërore.

Po ashtu, në këtë mbledhje u morën vendime për rritjen e pensioneve e shtesave që po ashtu u panë si blerje votash me buxhetin e shtetit.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, kishte thënë se Presidentja në këtë takim do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Trump përmend “operacion tokësor” në Iran – çfarë mund të nënkuptojë kjo?

“Asnjë pagesë për Hormuzin”/ Trump paralajmëron Iranin: Negociatat ndërpriten nëse informacioni është i rremë
15/07/2026 - 09:52

Presidenti Donald Trump të martën ngriti në mënyrë të përgjithshme mundësinë e një operacioni tokësor ndërsa lufta me Iranin po përshkallëzohet, por nuk dha hollësi konkrete. “Nuk dua...

Më shumëDetails

Kurti shfaq “dëshirën” që më 2039 të jetë ambasador i Kosovës në Paris

Kurti shfaq “dëshirën” që më 2039 të jetë ambasador i Kosovës në Paris
15/07/2026 - 09:50

Kryeministri më detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij në pritjen e organizuar nga ambasada franceze për shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës, bëri një parashikim...

Më shumëDetails

Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut
15/07/2026 - 09:38

Zejnullah Gashi u dekretua të martën në detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e plotësuar boshllëkun pesë-vjeçar në këtë pozitë. Urimin e parë, ai e pranoi nga ushtruesja...

Më shumëDetails

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq
15/07/2026 - 09:33

Federata e Peshkatarëve Sportiv e Rekretativ të Kosovës njoftoi se janë hasur disa rrjeta ilegale në disa prej lumenjve të vendit, përfshirë dhe liqenin e Ujmanit. Në njoftim...

Më shumëDetails

Lajm i keq: Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Lajm i keq: Rritet çmimi i naftës në Kosovë
15/07/2026 - 09:30

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për datën 15 korrik. Nafta është shtrenjtuar për 2 cent krahasuar për një ditë më parë....

Më shumëDetails

Trump paralajmëron Iranin se “s’do t’i mbetet askush” nëse s’bën marrëveshje

Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
15/07/2026 - 09:16

Presidenti Donald Trump e shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendit nuk do t’i “mbetet askush” nëse nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë