Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarët e Agron Kuçit, toka s’është tani e punuar

01/11/2025 - 21:14
në Lajme
A A
Mijëra euro subvencione nga Ministria e Bujqësisë për familjarët e Agron Kuçit, toka s’është tani e punuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familja e ish-kryetarit të Junikut, Agron Kuçi, ka marrë mijëra euro subvencione për një pemishte disa hektarësh. Dokumentet të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë për dhënie të subvencioneve nga viti 2022 deri më 2024, ndonëse Kuçi mohon të ketë marrë subvencione për pjesët e djegura gjatë vitit 2022, duke thënë se Ministria nuk kishte pranuar të japë subvencione për to. Kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje në interesimin e RTV Dukagjinit lidhur me çështjen.

Një tokë pemishte prej mbi 11 hektarësh në Komunën e Junikut, ani pse nga mirëmbajtja vetëm e tillë nuk duket.

Të mbjellat i kanë mbuluar bari, bimët janë vyshkur e madje, një pjesë e tokave është djegur në viti 2022.

Këta hektarë janë në pronësi të familjes Kuçi, specifikisht ish-kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi dhe të vëllezërve të tij.

Pavarësisht mosmirëmbajtjes së tokave dhe djegies së një pjese të tyre, vëllai dhe gruaja e Kuçit, kanë përfituar nga viti në vit subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Në vitin 2022 kur ka ndodhur djegia e pemëve, Mërgim Kuçi dhe Leonita Kuçi kanë përfituar gjithsej 5 mijë euro, apo nga mbi 2 mijë e 500 euro secili.

Të njëjtën shumë si subvencion e kanë përfituar edhe në vitet 2023 dhe 2024.

Të dy kanë të regjistruara biznese të ndara, me nga dy punëtorë, derisa ai Mërgim Kuçit, si numër kontakti ka lënë atë të ish-kryetarit Kuçi.

Por, ish-kryetari Kuqi mohon se ka marrë subvencione edhe për pjesën e tokës së djegur.

“E kem bashkë me vëllezër atë tokë, akoma nuk e kemi ndarë. Kemi apliku, i kemi pas marrë ato grante, kemi pas mjellë molla, i kemi marrë ato subvencione…diçka tjetër, s’di ç’ka me iu thanë juve. Jo, i kanë rrëzu subvencionet. Jo, për pjesën e djegur nuk i kemi marrë, e kanë rrëzu”, tha Agron Kuçi – Ish-Kryetar i Junikut.

Në mesin e granteve të fituara nga familjarët e Kuçit ishte edhe ai prej 160 mijë eurosh në vitin 2020 për ndërtimin e pendës së ujitjes që gjendet pak më lart sesa hektarët e lartcekur.

Televizioni ka publikuar pamje të gjendjes aktuale të kësaj pende, e cila shihet se aktualisht është jofunksionale.

Sipas ish-kryetarit Kuçi, ajo ishte rregulluar në fillim, por u dëmtua nga bora.

“Digën e kemi rregullu, e kemi punu. Po, ka përfundu diga krejt, po sivjet s’kemi punu as me digën se e prishi (reshjet) gjithçka e prishi”, tha Agron Kuçi, Ish-Kryetar i Junikut.

Kuçi nuk ka ofruar ndonjë dëshmi të prodhimit nga këto toka përgjatë viteve që pranoi subvencione, ndonëse thotë se të njëjtat, i ka shitur në treg.

Në vitin 2016, familjarët e Agron Kuçit kishin përfituar rreth 133 mijë e 600 euro për ngritjen e kësaj pemishte.

 

 

Për këtë çështje, televizioni ka pyetur edhe Ministrinë e Bujqësisë, por deri në publikimin e kësaj kronike nuk ka pranuar përgjigje.

 

JU REKOMANDOJMË

Eurobarometer: 53% e spanjollëve në favor të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian
Lajme

Eurobarometer: 53% e spanjollëve në favor të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian

02/11/2025 - 19:57
Alarm sigurie në Belgjikë, tre dronë shihen mbi bazën ushtarake që dyshohet se strehon armë bërthamore amerikane
Lajme

Alarm sigurie në Belgjikë, tre dronë shihen mbi bazën ushtarake që dyshohet se strehon armë bërthamore amerikane

02/11/2025 - 19:49
Përdori avionin zyrtar për të parë të dashurën, shkarkohet zyrtar i lartë i FBI-së
Lajme

Përdori avionin zyrtar për të parë të dashurën, shkarkohet zyrtar i lartë i FBI-së

02/11/2025 - 19:26
Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama
Lajme

Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

02/11/2025 - 19:22
“Kurti e di se e ka në rrezik Prishtinën dhe Mitrovicën”
Lajme

“Kurti e di se e ka në rrezik Prishtinën dhe Mitrovicën”

02/11/2025 - 19:13
Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci
Lajme

Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

02/11/2025 - 18:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pushteti nis “gjahun” ndaj përkrahësve të Arian Tahirit, ia vendos shiritat pak ditë para zgjedhjeve

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë