Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuza për bllokada, buxhetin e dështimet – Krejt çka i thanë mbrëmë njëri-tjetrit Rama e Çeku

04/11/2025 - 10:45
në Kryesore, Lajme
A A
Perparim Rama: Hajrulla Çekun s’e lexoj më çka shkruan, flet të pavërteta gjithmonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) janë përballur mbrëmë për herë të parë në një debat të drejtpërdrejtë në emisionin Pressing në T7, në kuadër të garës për balotazhin për kryetar të Prishtinës. Debati u karakterizua nga përplasje të ashpra, akuzë e kundërakuzë, dhe pak hapësirë për diskutim të qetë mbi programet e tyre për kryeqytetin.

Në pyetjen se a u ka ndryshuar mendimi për njëri-tjetrin gjatë fushatës, Rama tha se gara duhet të zhvillohet “në aspektin e ideve e koncepteve”, duke theksuar se ka hasur në “probleme të mëdha në nivel qendror”. Ndërsa Çeku u shpreh se “politika duhet të depersonalizohet”, por se “mendimi për Ramën i ka ndryshuar rrugës për shkak të qasjes jokorrekte të tij”.

Tema më e nxehtë e debatit ishte buxheti i Prishtinës.

Rama akuzoi Qeverinë Kurti se ka bllokuar tri herë aprovimin e buxhetit të kryeqytetit dhe “të hyrat vetanake të komunës”. Ai pyeti Çekun nëse “vepron sipas Kushtetutës së Kosovës apo të Vetëvendosjes”.

Në anën tjetër, Çeku tha se komuna e Prishtinës ka dështuar ta miratojë buxhetin me kohë, duke shtuar se “edhe Gjilani e Zubin Potoku kanë kaluar jashtë afateve ligjore”. Ai e quajti Ramën “bllokues” dhe e akuzoi për “demagogji para qytetarëve”.

Përveç buxhetit, kandidatët u përplasën për disa projekte madhore të kryeqytetit:

Rruga A: Çeku e quajti Ramën “dështakun më të madh të pasluftës”, duke thënë se fondet për këtë projekt ishin ndarë prej kohësh, por nuk kishte lëvizje nga komuna. Rama iu kundërpërgjigj se “projektet nuk shtyhen me demagogji”.

Palestra e basketbollit: Rama tha se janë propozuar dy pika për këtë projekt, por akuzoi Çekun për “pavërteta ligjore”.

Spitali i Prishtinës: Çeku pretendoi se komuna e Ramës e ka “mashtruar një donator ndërkombëtar duke i prezantuar shumë trefish më të lartë”, ndërsa Rama e quajti këtë “rrenë e demagogji”.

Transporti publik: Çeku tha se “transporti në Prishtinë ka dështuar” dhe se Rama po përpiqet “t’i japë një kozmetikë në fund të mandatit”. Rama këmbënguli se bllokada e Qeverisë e ka pamundësuar pagesën e operatorëve privatë për muaj të tërë.

Pothuajse gjatë gjithë debatit, të dy kandidatët e ndërprisnin vazhdimisht njëri-tjetrin, duke akuzuar për “gënjeshtra”, “manipulime” dhe “demagogji”. Çeku disa herë kërkoi “një debat normal”, ndërsa Rama këmbëngulte se po fliste “me fakte”.

Rama tha se gjatë mandatit të tij Prishtina është “transformuar” dhe se nëse fiton, do të fokusohet në përfundimin e unazës së qytetit, ndërtimin e stacionit të autobusëve dhe ndërtimin e dhjetë shkollave të reja.

Çeku, nga ana tjetër, tha se “transformimi i Ramës ekziston vetëm në Facebook”, duke premtuar “qeverisje korrekte, bashkëpunim me nivelin qendror dhe shërbime efikase për qytetarët”.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë